Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Kur do arrestohet Gent Sula?!- Korrupsioni 400 mijë euro/ Pronari i “Agikons” në qendër të skandalit “Brezovica”

Editor by Editor
June 28, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire
0
FOTO/ Kur do arrestohet Gent Sula?!- Korrupsioni 400 mijë euro/ Pronari i “Agikons” në qendër të skandalit “Brezovica”
0
SHARES
211
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni i njohur i ndërtimit në Shqipëri, Gentian Sula, gjendet i përfshirë në dosjen “Brezovica” të Prokurorisë së Kosovës, pas arrestimit të një ish-drejtuesi të Komunës së Strepcës, i dyshuar se ka pranuar para nga kompani të ndryshme në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Sula, së bashku me analistin e njohur Veton Surroi, kanë në pronësi shoqërinë private “Stella Consulting” në Kosovë, e cila ka marrë leje për ndërtimin e një kompleksi vilash malore, si edhe të një rezidence hoteliere në zonën e Brezovicës.

Siç raportojnë mediat kosovare, ish-kryetari i Shtrepcës, Bratisllav Nikoliç, ka marrë rreth 210 mijë euro nga “Stella Consulting” për të pajisur kompaninë e Sulës dhe Surroit me leje mjedisore për vilat në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, Nikoliç dyshohet gjithashtu se ka pranuar edhe 200 mijë euro të tjera nga e njëjta kompani ndërtuese, për ta pajisur me leje ndërtimi për një strukturë hoteliere po në zonën turistike të Brezovicës.

Analisti Surroi mohoi publikisht që kompania ku është pronar dhe sidomos ai vetë të jetë përfshirë në veprime korruptive.

Megjithatë, Prokuroria e Kosovës duket se ka siguruar prova të mjaftueshme për korrupsionin e ish-zyrtarit Bratisllav Nikoliç, ndërkohë që nuk rezulton, të paktën publikisht, të ketë ngritur akuza për pronarët e “Stella Consulting”, Gentian Sula dhe Veton Surroi.

Kompania në Kosovë

Sipas portalit “biznese të hapura”, shoqëria “Stella Consulting” është krijuar në vitin 2008, me seli në Shterpcë.

Kompania është në pronësi 70 përqind të biznesmenit shqiptar, Gentian Sula, ndërsa 30 përqind në pronësi të Veton Surroit.

Shoqëria ‘Stella Consulting” ka një kapital fillestar prej 5 mijë euro, referuar të dhënave të portalit të specializuar kosovar.

Në foto: Të dhënat e shoqërisë “Stella Consulting” në Kosovë

Biznesmeni shqiptar nuk ka reaguar deri më tani për dyshimet e Prokurorisë së Kosovës.

Ndërsa Veton Surroi ka paraqitur disa shpjegime publikisht.

“Stella consulting”, aksionar i së cilës jam, NUK është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit”, deklaron Surroi, i cituar nga mediat në Kosovës.

Sipas tij, “Stella consulting”, si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë), i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin “çelësa në dorë”, përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës”.

Por, ndërkohë, mediat kosovare, duke cituar burime nga prokuroria e Kosovës, deklarojnë se hetuesit kanë krijuar dyshime, bazuar në fakte, për përfshirjen e ish-zyrtarit Bratisllav Nikoliç në korrupsionin me lejet mjedisore, ku gjenden edhe procedurat në emrin e “Stella Consulting”.

Kush është Gentian Sula

Gentian Sula, pronari në maxhorancë i shoqërisë “Stella Consulting” është një prej biznesmenëve të njohur të ndërtimit në Shqipëri dhe një prej përfituesve të kontratave të rëndësishme me autoritetet publike.

Kompania e tij kryesore, “Agi Kons”, në vetëm dy vitet e fundit, ka arkëtuar rreth 21 miliardë lekë të vjetra nga punët publike, sipas të dhënave të “spending.datal.al”.

Pjesën më të madhe të parave i ka arkëtuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Agi Kons” ka ndërtuar disa komplekse të mëdha banimi në Tiranë, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Po ashtu, kompania “Agi Kons” e Gentian Sulës zotëron 86 përqind të kompanisë koncensionare “Z.M.A”, e cila menaxhon kontratën me bashkinë e kryeqytetit, të drejtuar nga Erion Veliaj, për “projektimi, financimi, ndërtimi, mobilimi, mirëmbajtja, mbikqyrja dhe kolaudimi i pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1”./ BN/

Previous Post

Dalin imazhet e para të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg Titanikut

Next Post

VIDEO/ Albin Kurti viziton Veriun për Bajram: Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë

Next Post
VIDEO/ Albin Kurti viziton Veriun për Bajram: Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë

VIDEO/ Albin Kurti viziton Veriun për Bajram: Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fatkeqësi me pasoja fatale në superstradën Milot-Fushë Krujë, viktimë drejtuesi i motoçikletës.

Fatkeqësi me pasoja fatale në superstradën Milot-Fushë Krujë, viktimë drejtuesi i motoçikletës.

February 25, 2026
"Snajperët e fundjavës": Sarajevë angazhon një avokate në Milano për rastin e njohur

“Snajperët e fundjavës”: Sarajevë angazhon një avokate në Milano për rastin e njohur

February 25, 2026
Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Adriana Kalasë, nuk e shqyrton në seancë çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Adriana Kalasë, nuk e shqyrton në seancë çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

February 25, 2026
Kontrolli në burgun e Domokos, publikohen emrat e shqiptarëve me sende të paligjshme të gjetura.

Lajmi Fundit

Fatkeqësi me pasoja fatale në superstradën Milot-Fushë Krujë, viktimë drejtuesi i motoçikletës.

by timoni.al
February 25, 2026
0

Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë, ku një person ende i...

Read moreDetails
"Snajperët e fundjavës": Sarajevë angazhon një avokate në Milano për rastin e njohur

“Snajperët e fundjavës”: Sarajevë angazhon një avokate në Milano për rastin e njohur

February 25, 2026
Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Adriana Kalasë, nuk e shqyrton në seancë çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Adriana Kalasë, nuk e shqyrton në seancë çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

February 25, 2026
Kontrolli në burgun e Domokos, publikohen emrat e shqiptarëve me sende të paligjshme të gjetura.

Kontrolli në burgun e Domokos, publikohen emrat e shqiptarëve me sende të paligjshme të gjetura.

February 25, 2026
Polici Aurel Kaziu pezullohet nga detyra pasi u kap me 1 milion euro në makinë, duke u drejtuar për në Kosovë.

Polici Aurel Kaziu pezullohet nga detyra pasi u kap me 1 milion euro në makinë, duke u drejtuar për në Kosovë.

February 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fatkeqësi me pasoja fatale në superstradën Milot-Fushë Krujë, viktimë drejtuesi i motoçikletës.

Fatkeqësi me pasoja fatale në superstradën Milot-Fushë Krujë, viktimë drejtuesi i motoçikletës.

February 25, 2026
"Snajperët e fundjavës": Sarajevë angazhon një avokate në Milano për rastin e njohur

“Snajperët e fundjavës”: Sarajevë angazhon një avokate në Milano për rastin e njohur

February 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al