Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Kurti: U gëzuam. Rama: Lajm i vonuar!

Editor by Editor
June 26, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Kurti: U gëzuam. Rama: Lajm i vonuar!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar lajmin e mirë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer të Kosovës.

Megjithatë, Kurti thotë se Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut siç është rrëmbimi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”- thotë Kurti.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lirimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe disa ditë më parë.

Rama e cilëson këtë një lajm të vonuar por shumë të mirë, pasi sipas tij kjo rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut.

Më tej ai thekson se lidrët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin të gjitha pikat e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama

Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi  mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.

Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.

Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri,  mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.

Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës.

Previous Post

FOTO/ Tërmet! Dridhet toka në Shqipëri, ku ishte epiqendra?

Next Post

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës Elbasanit, Dritan Dajti do të kryejë 25 vite burg

Next Post
Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës Elbasanit, Dritan Dajti do të kryejë 25 vite burg

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës Elbasanit, Dritan Dajti do të kryejë 25 vite burg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve
AKTUALITET

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

by Editor
June 7, 2025
0

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë të përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al