Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali/ Sindi Manushi rrëfen vështirësitë e emigrimit: E vizitoj shpesh Shqipërinë

Editor by Editor
June 23, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali/ Sindi Manushi rrëfen vështirësitë e emigrimit: E vizitoj shpesh Shqipërinë
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindi Manushi nga Elbasani u bë e para shqiptare që u vendos në krye të një bashkie në Itali. Tanimë, kryebashkiake e Pieve di Cadore, Sindi Manushi, tregon se si ajo dhe familja e saj kanë emigruar në Itali.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Sindi Manushi rrëfen se ishte 9 vjeç kur u zhvendos nga Elbasani në Pieve di Cadore teksa tregon vështirësitë me të cilat është përballur në fillimet e saj në Itali.

Sindi Manushi: Unë gjithmonë kam jetuar në Elbasan para se të vija këtu.

Si u zhvendosët në Itali, kush e mori vendimin? Si e kujton edhe pse ke qenë shumë e vogël?

Sindi Manushi: Po, kam qenë e vogël, por ato kujtimet kanë qenë shumë të qarta në mendjen time. Ka ardhur xhaxhi këtu në vitet 90’, kjo është zonë turistike, malore. Erdhi xhaxhi dhe punonte si kuzhiner dhe më pas erdhi dhe babai im. Ne erdhëm 3 vite pasi kishte ardhur babai këtu. Si babai, edhe xhaxhi erdhën në mënyrë klandestine këtu. Ne erdhëm me letra, plus që fillimet e viteve 2000, opinioni për shqiptarët këtu ishte disi ndryshe. Në vitet 90’ kishte shumë paragjykime, ndërsa në vitet 2000 opinioni kishte filluar të ndryshonte.

Për një 9-vjeçare që ishte lindur dhe rritur në Elbasan dhe transferohet në një jetë krejtësisht të re, sa e vështirë ishte?

Sindi Manushi: Plot e vështirë sepse Pieve është ndryshe nga Elbasani, këtu është një vend i vogël, ajri është shumë i pastër, nuk ka metalurgji këtu, ka shumë borë, është shumë ftohtë. Edhe njerëzit janë të ftohtë, mirëpo kur fillojnë të të njohin, ata paragjykimet e para nuk llogariten dhe hapen, janë njerëz të sinqertë.

Çfarë studimi ke marrë?

Sindi Manushi: Deri në klasë të tretë kam studiuar në Shqipëri, pastaj këtu kam mbaruar gjimnazin e përgjithshëm dhe më pas kam studiuar Juridik në Trento. U ktheva sepse nuk më pëlqejnë qytetet e mesme, nuk i kam të miat. Zgjodha të kthehem këtu në Pieve.

Si vendose të kandidoje për kryetare bashkie?

Sindi Manushi: Vendosa gradualisht sepse në fillim nuk kisha fare idenë që të kandidoja vetë sepse e dija që ishte një zgjedhje që do të merrte shumë kohë në profesionin tim, unë jam avokate. Por ngjarjet rrodhën në mënyrë të tillë që vetë të tjerët më kërkuan. Kur po mblidheshin njerëzit të krijonin listën, fillimisht ishin shumë kandidatë të tjerë para meje, mirëpo ato nuk arritën të kishin konsensusin që të tjerët më dhanë mua dhe lindi natyrshëm le të themi.

Sa interesante ishte fushata juaj, sa e ke shijuar këtë fushatë?

Sindi Manushi: E kam shijuar shumë. Ka qenë dhe shumë e lodhshme me thënë të drejtën. Këtu qyteti është shumë i vogël, mirëpo njerëzit të duan aty, të jesh shumë i përpiktë, t’i takosh të gjitha ata që kanë dyqanet, që kanë bizneset, vullnetarët e kështu me radhë. Njerëzit duken të paktë, por për një muaj është e vështirë që t’i takosh të gjithë.

Cili është prioriteti i Pieve di Cadore? Me se merret më shumë qyteza. Ku është e përqendruar?

Sindi Manushi: Ka pasur një industri shumë të fortë deri në fillimet e viteve 2000 të syzeve. Këtu janë krijuar shumë marka syzesh, por në fillimet e viteve 2000 plasi një krizë shumë e madhe, kështu që fabrikat e syzeve u spostuan dhe këtu mbeti turizmi, kemi vende shumë të bukura.

Sa është popullata e bashkisë që ju drejtoni?

3,600-3,800 vetë. Italia është vend shumë i plakur në përgjithësi. Popullsia është shumë e plakur.

Cilat janë prioritetet që do të keni në punën tuaja?

Sindi Manushi: Janë të shumta, por janë shërbimet sociale pikë së pari. Janë pikërisht sepse popullsia është goxha e plakur sepse ka shumë nevojë që çdokush t’i rrijë afër. Kemi problemin dhe të migracionit. Plus që është edhe “potencimi” i turizmit që duhet medoemos që të ecë përpara.

A ktheheni shpesh në Shqipëri, apo e vizitoni Shqipërinë?

Sindi Manushi: Unë vij 1 herë në vit zakonisht në Shqipëri. Vij takoj gjyshen, tezen në Elbasan, por nuk rri gjatë, jo më shumë se 10 ditë.

A e gjen të ndryshuar Shqipërinë nga Shqipëria e kujtimeve të tua?

Sindi Manushi: Po, shumë totalisht. Qyteti që e gjen gjithmonë më ndryshe është Tirana. Unë Tiranën e kam përjetuar goxha kur kam qenë e vogël sepse hallën e kisha në Tiranë dhe unë shkoja shpesh tek ajo tek “Rruga e Kavajës”. Tirana e viteve 90’ është shumë ndryshe nga Tirana tani. E preferoj Tiranën atëherë me thënë të drejtën. Nuk e pëlqej Tiranën tani.

Meqenëse ju jeni një emigrante që shkuat në Itali, ndërkohë keni arritur në një nivel të lartë pasi jeni e para shqiptare që zgjidheni kryetare bashkie në Itali, cili është mesazhi që mund të jepni për të rinjtë dhe njerëzit të cilët i hyjnë rrugës së emigracionit, ose kanë frikë nga kjo rrugë?

Sindi Manushi: Mesazhi është që shkolla dhe të paktën në historinë time, shkolla ka bërë që unë të arrija deri këtu dhe të arsimohesha. Arsimi bën shumë.

Blendi Fevziu: Do të bashkohesha dhe unë me apelin tuaj. Jua kam thënë shpeshherë të rinjve në universitete: Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të qenë i suksesshëm në jetë përveç shkollës.

Previous Post

‘Mbreti i kredive të shpejta’/ Oligarku rus ‘zhvat’ maqedonasit: 14.6 milionë euro fitime!

Next Post

Mbyllet Klanifornia/ Julian Deda jep mesazhin e trishtë: Sot ishte hera e parë në 20 vite karrierë që kisha frikë…

Next Post
Mbyllet Klanifornia/ Julian Deda jep mesazhin e trishtë: Sot ishte hera e parë në 20 vite karrierë që kisha frikë…

Mbyllet Klanifornia/ Julian Deda jep mesazhin e trishtë: Sot ishte hera e parë në 20 vite karrierë që kisha frikë...

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë
AKTUALITET

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

by timoni.al
December 14, 2025
0

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë, Fier, ku një burrë ka...

Read moreDetails
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025
E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot

E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al