Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A do arrestohet Majlinda Bufi?!- Si ranë në rrjetë kryebashkiakët socialistë me përgjime dhe afera seksuale

Editor by Editor
June 17, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
A do arrestohet Majlinda Bufi?!- Si ranë në rrjetë kryebashkiakët socialistë me përgjime dhe afera seksuale
0
SHARES
105
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër kryebashkiak socialist pas Majlinda Bufit të Roskovecit që u kap para zgjedhjeve të 14 Majit në dy përgjime përfshihet në një skandal me sfond seksual. Pas rastit të ish-drejtuesit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili 7 vjet më parë u filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, të premten në rrjetet sociale qarkulloi videoja e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Ai mori një mandat të ri në zgjedhjet vendore të 14 majit, si përfqësues i Partisë socialiste. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00

Reagimi i parë erdhi nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompetencë e së cilës janë dhe veprat penale të funksionarëve të lartë të shtetit. Kjo prokurori bëri të ditur se kishte nisur, me iniciativë të saj, një procedim penal ndaj Gjicit.

Kryebashkiaku i Kukësit, njoftoi më pas, përmes një postimi në Facebook, dorëheqjen si “një detyrim minimal” ndërsa kërkoi ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Në postimin e tij, kryebashkiaku pranon se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke shtuar megjithatë se “nuk ka asnjë justifikim për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se i rënë në kurth”, shkroi ai. Ndonëse përballë një rasti flagrant, kryetari i Bashkisë u përpoq t’i japë edhe kësaj ngjarjeje, ngjyrime politike, duke fajësuar kundërshtarët e vet gjatë fushatës së fundit zgjedhore.
Më vonë, qeveria, në përfundim të mbledhjes së saj, njoftoi, përmes ministres së Financave Delina Ibrahimaj, se kishte vendosur shkarkimin e Gjicit nga detyra, pavarësisht njoftimit të këtij të fundit për dorëheqje.

Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Hetimet e saj pritet të ndriçojnë dhe rolin e gruas së përfshirë në marrëdhënien me Gjicin, e cila dyshohet të jetë dhe autorja e filmimit. Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Kur do arrestohet Majlinda Bufi?! A do ketë dhe ajo fatin e Safet Gjicit?!

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar në audio si Safet Gjici duke kërcënuar një sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk me largim nga puna për shkak se ka marrë pjesë në një tubim të Sali Berishës.

Në regjistrimin e shfaqur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Tv shihet presioni i një kryebashkiakeje ndaj një pastrueseje që ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Kjo sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.

Kryebashkiakja fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është zëri i saj në audio. Pas pak minutash e tensionuar kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke u kërkuar “Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë

“Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj” – thotë kryebashkiakja Bufi.

Pasi ka kërkuar falje, kupton që përgjimi do të transmetohet, kështu nis edhe njëherë të ndërtojë alibinë e saj të mbrojtjes duke justifikuar se në fushatë dilet në mitingje ndërsa herë të tjera jo.

Poashtu kryetari i PD-së së Roskovecit, Emels Xhaxhaj depozitoi dy javë para zgjedhjeve të 14 majit një kallëzim penal në organet e drejtësisë shqiptare, për kryebashkiaken socialiste Majlinda Bufi. Kjo e fundit akuzohet nga përfaqësuesi i PD për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”.

Referuar dokumentit të dalë nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se ky kallëzim penal i është dërguar për kompetencë SPAK, referuar parashikimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me kompetencën lëndore.

Kryetari i PD në Roskovec, Emels Xhaxhaj thotë se tri procedura prokurimi kanë shkelje dhe akuzon personat përgjegjës, me në krye Majlinda Bufin, se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga personat e cituar në këtë kallëzim, përbëjnë vepra penale.

“E kemi dorëzuar kallëzimin në SPAK. Një tender është diku te 200 mln të vjetra e një tjetër 24 mln të vjetra. Janë për rikonstruksion rrugësh, shkollash. Tani e pamë të arsyeshme që të depozitonim kallëzimin në SPAK. Shpresoj që të merret në konsideratë dhe zonja Bufi të merret si e pandehur dhe të japë llogari se si i ka zbatuar kontratat”, u shpreh Emels Xhaxhaj ditën që depozitoi kallëzimin.

Majlinda Bufi drejton Bashkinë e Roskovecit prej vitit 2015. SPAK ka hapur ndaj saj një hetim penal për shpërdorim detyre dhe intimidim të votueseve sic u pasqyruar në audio përgjimet e publikuara nga emisioni investigativ “Piranjat”.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) deri në këto momente po thërret dëshmitarët dhe ka kërkuar material lidhur me skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është shfaqur në disa video duke kërcënuar qytetarët. Emisioni ‘Piranjat’ janë plotësisht të gatshëm të vënë në dispozicion çdo informacion, por ende s’ka asnjë kërkesë nga SPAK.

Manipulimi i votës dhe shkelja e ligjit janë plotësisht të dokumentuara.

Këto përgjime ia kanë prishur qejfin Edi Ramës dhe pritet që shumë shpejt t’ia dorëzojë Bufin drejtësisë së re që udhëhiqet nga SPAK.

Previous Post

‘I nxjerr unë lopët në livadh, vetëm mos më martoni’, Emina Çunmulaj rrëfen jetën në Tuz dhe fillimet në karrierën si modele

Next Post

VIDEO-Skandali i Safet Gjicit, pllakos heshtja në Kryeministri dhe PS

Next Post
VIDEO-Skandali i Safet Gjicit, pllakos heshtja në Kryeministri dhe PS

VIDEO-Skandali i Safet Gjicit, pllakos heshtja në Kryeministri dhe PS

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

AKTUALITET

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

by Editor
June 16, 2025
0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i...

Read moreDetails
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm  shihet duke ecur në rrënoja i padëmtuar

June 16, 2025
I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

I fshehur thellë në male dhe i sigurt/ Centrali bërthamor iranian Fordow sfidë kolosale për Izraelin

June 16, 2025
Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

Liria e medias/ Raporti i KE: Duhet një reformë në kuadrin ligjor dhe rregullator, gazetarët duhen ndihmuar në rast sulmesh

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Lala: Ka pak shanse të dalë, por ndryshon detyra që ka

June 16, 2025
Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al