Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrogozhina do të shkojë në përsëritje të zgjedhjeve, reagon kandidati i “BF”: E drejta shkoi në vend!

Editor by Editor
June 15, 2023
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Rrogozhina do të shkojë në përsëritje të zgjedhjeve, reagon kandidati i “BF”: E drejta shkoi në vend!
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, ka reaguar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për  këtë bashki.

Hoxha tha se prisnin edhe më shumë, pasi kërkesa ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por theksoi se e drejta shkoi në vend. Hoxha tha gjithashtu se qytetarët e Rrogozhinës janë gati që të dalin sërish në zgjedhje, ndërsa u shpreh i bindur në fitore.

“Prisnim edhe më shumë, por e drejta shkoi në vend sepse ajo ishte diçka shumë e hapur dhe flagrante dhe kryetari i bashkisë nuk mund të vendosej nga një kuti e krijuar jashtë rregullave dhe pa vendim KQZ. Kërkesa jonë ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por siç duket Kolegji e ka gjykuar kështu dhe u vendos që të përsëriten zgjedhjet duke e quajtur të pavlefshme kutinë e burgut dhe duke përsëritur zgjedhjet në gjithë bashkinë. Unë deri këtu kam ardhur me mbështetjen e qytetarëve dhe kanë qenë ata që më kanë mbështetur çdo ditë. Mendoj se ata janë gati të dalin edhe njëherë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Ne problemin kryesor e kemi pasur me kutinë e burgut sepse është ngritur pa vendim KQZ dhe KZAZ. Është njëlloj sikur të mblidhen një grup njerëzish dhe të thonë hajde të ngremë një qendër votimi. Kjo ka qenë shkelje flagrante. Pastaj ka pasur edhe shkelje të tjera, nuk ka pasur rregulla fushate, janë ndarë lekë, janë shtruar rrugë”, tha Hoxha.

Ndërsa i pyetur nëse janë bërë denoncime për këto shkelje, ai u shpreh se kjo është njësoj sikur të bësh luftë me mullinjtë e erës.

“Ne presim që vota e qytetarëve të shkojë aty ku ishte nisur. Unë jam i bindur 100% se do kemi rezultat më të mirë dhe do shpallem fitues. Tentativa do të ketë dhe jam i sigurt që do ketë, por ne do bëjmë punën tonë. Por këtë radhë dimë ku janë pikat e dobëta,” tha Hoxha.

Previous Post

Manipulime me një tender, kryebashkiaku aktual rrezikon deri në 7 vjet burg

Next Post

Çarja e tretë/ Lista e deputetëve që bojkotuan Kryesinë e PD-së së Vulës

Next Post
Çarja e tretë/ Lista e deputetëve që bojkotuan Kryesinë e PD-së së Vulës

Çarja e tretë/ Lista e deputetëve që bojkotuan Kryesinë e PD-së së Vulës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al