Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Shqiptar ngrihuni, mos prisni më! Serbët marrin peng tre policë të Kosovës

Editor by Editor
June 14, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
VIDEO/ Shqiptar ngrihuni, mos prisni më! Serbët marrin peng tre policë të Kosovës
0
SHARES
146
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediumi serb, Novosti, i afërt me regjimin e Vuçiqit raporton se tre policë të Kosovës janë arrestuar nga Policia e Serbisë sot.

“Anëtarë të njësive speciale të Policisë së Serbisë kanë arrestuar në territorin e Serbisë, tre ushtarë të armatosur deri në dhëmbë të shtetit të rremë të Kosovës,” – shkruan Novosti.

Për një gjë të tillë ka raportuar edhe B92.

Nacionale ka provuar ta konfirmojë apo demantojë këtë informacion, por deri në këtë moment nga Policia e Kosovës kanë qenë të paqasshëm.

Sipas Novostit, Vuçiq është informuar në mënyrë urgjente për këtë aksion.

Mediumet kosovar ndërkohë, si Indeksonline e Veriu, kanë raportuar thjesht dyshimin se janë kidnapuar tre policë të Policisë Kufitare në territorin e Leposaviqit.

Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për policë kufitare, të cilët dyshohet se punonin në pikën kufitare në Jarinje. Megjithatë, edhe më tej nuk ka asnjë reagim as nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar për veprime kriminale në veri me emrin Millun Millenkoviq Llune, për të cilin sot edhe u protestua në veri të vendit.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, policia e Serbisë i ka arrestuar edhe dy qytetarë, Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin.

Arsyet prapa këtij arrestimi nuk diheshin.

Ndërkohë, janë publikuar edhe disa fotografi të atyre që pretendohet të jenë policët e arrestuar nga mediumi Novosti nga regjimi i Vuçiqit. Nacionale nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e këtyre fotografive.

Por, edhe video:

Shënim: Për çështjen ka reaguar edhe Policia e Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku e pranon se ka dyshime që janë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrollues.

Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.
Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.
Previous Post

TRONDITËSE/ 59 emigrantë të vdekur në Greqi, varka e peshkimit u përmbys!

Next Post

Shoqja e Kiarës: U pendova që i mbajta Instagram-in kur ajo ishte në BBV, më tha

Next Post
Shoqja e Kiarës: U pendova që i mbajta Instagram-in kur ajo ishte në BBV, më tha

Shoqja e Kiarës: U pendova që i mbajta Instagram-in kur ajo ishte në BBV, më tha

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al