Saturday, June 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbajti sekretet qeveritare në shtëpi, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë

Editor by Editor
June 13, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Mbajti sekretet qeveritare në shtëpi, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti Donald Trump mbërriti në Florida përpara paraqitjes në një gjykatë federale në Majemi të martën, si pjesë e një padie për mbatjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Zoti Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave, mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale.

Dalja para gjykatës në Majemi është planifikuar të ndodhë të martën në orën 15:00 me orën lokale. Kjo do të jetë hera e dytë që nga muaji prill, që zoti Trump përballet me akuza penale. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë.

Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbatjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Nëse shpallet fajtor zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.

Ish-Presidenti thotë se është i pafajshëm dhe është zotuar se do të vazhdojë fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024.

Zoti Trump, i cili mbush 77 vjeç të mërkurën, la klubin e tij të golfit në Bedminster të shtetit të Nju Xhersit shoqëruar nga një autokolonë ndërsa mbështetës të tij ishin mbledhur për një tubim mesdite, në një tjetër klub golfi, në zotërim të tij, në Majemi.

“Shpresoj që i gjithë vendi po sheh atë që e majta radikale po i bën Amerikës”, shkruante zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, përpara se avioni i tij, me emrin Trump, të nisej drej Floridës.

Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar popullaritetin e zotit Trump në mesin e votuesve republikanë. Sondazhet e opinionit publik e tregojnë atë shumë përpara rivalëve të tij, që garojnë për të siguruar kandidimin zyrtar nga partia. Deri më tani, të gjithë kandadidatët kanë qenë kryesisht në anën e tij mbi këtë çështje.

Paraqitja e zotit Trump në gjykatë po paraprihet nga një retorikë e përshkallëzuar në internet, përfshirë deklaratat me tone sfiduese nga ana e ish-presidentit dhe aleatëve të tij politikë. Kjo ka bërë që zyrtarët e zbatimit të ligjit të vihen në gatishmëri për probleme të mundshme që lidhen me sigurinë. Autoritetet thanë se po monitorojnë gjithashtu planet për mitingje pro zotit Trump në Majemi.

Akpadia, ka rikthyer vëmendjen tek gjykatësja federale Aileen Cannon, emri i së cilës u bë i njohur për publikun verën e kaluar, kur ajo mbikëqyri procedurat gjyqësore në lidhje me kontrollin e autorizuar, që FBI-ja kreu në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago të Floridës, për të marrë dokumentet sekrete. Zonja Cannon, emëruar në këtë detyrë nga zoti Trump në vitin 2020, do të jetë edhe gjykatësja e çështjes që lidhet me dokumentet sekrete.

Zonja Cannon mbahet mend për vendimin e saj të diskutueshëm për të caktuar një ekspert të posaçëm, për të shqyrtuar mënyrën se si u mblodhën provat gjatë kërkimit të kryer nga FBI, një vendim që u rrëzua përfundimisht nga një gjykatë apeli, me gjykatës konservatorë, që u treguan mjaft kritikë mbi mënyrën e trajtimit të çështjes nga zonja Cannon./ VOA

Previous Post

“Më dhanë ilaçe me forcë, kalova në çmenduri”/ Shqiptari rrëfen tmerrin që përjetoi pas sherrit me shefin e kampit në Zvicër

Next Post

Diell, shi dhe rrebeshe në gjithë vendin

Next Post
Diell, shi dhe rrebeshe në gjithë vendin

Diell, shi dhe rrebeshe në gjithë vendin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“U poshtërua nga një prej më të pasurve në botë, por doli më i pasuri”/ Ish-burri i Lauren Sanchez zhvilloi një “masterclass” në Hollywood për hakmarrje!

“U poshtërua nga një prej më të pasurve në botë, por doli më i pasuri”/ Ish-burri i Lauren Sanchez zhvilloi një “masterclass” në Hollywood për hakmarrje!

June 28, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

EMRAT/ Dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri në Durrës, mes tyre dhe të Elvis Doçit

June 28, 2025
Aksident në Tiranë pranë ambasadës amerikane, taksia përplaset me kangjellat anësore dhe pemën

Aksident në Tiranë pranë ambasadës amerikane, taksia përplaset me kangjellat anësore dhe pemën

June 28, 2025
Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit: Pasi Hajri Pashai debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, ky i fundit hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vend të tij…

AKTUALITET

“U poshtërua nga një prej më të pasurve në botë, por doli më i pasuri”/ Ish-burri i Lauren Sanchez zhvilloi një “masterclass” në Hollywood për hakmarrje!

by Editor
June 28, 2025
0

BRITANI- Sikur të isha një dron paparacësh që fluturon mbi Venecia këtë fundjavë. Jo për të admiruar kanalet, apo arkitekturën piktoreske...

Read moreDetails
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

EMRAT/ Dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri në Durrës, mes tyre dhe të Elvis Doçit

June 28, 2025
Aksident në Tiranë pranë ambasadës amerikane, taksia përplaset me kangjellat anësore dhe pemën

Aksident në Tiranë pranë ambasadës amerikane, taksia përplaset me kangjellat anësore dhe pemën

June 28, 2025
Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit: Pasi Hajri Pashai debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, ky i fundit hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vend të tij…

Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit: Pasi Hajri Pashai debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, ky i fundit hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vend të tij…

June 28, 2025
Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

June 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“U poshtërua nga një prej më të pasurve në botë, por doli më i pasuri”/ Ish-burri i Lauren Sanchez zhvilloi një “masterclass” në Hollywood për hakmarrje!

“U poshtërua nga një prej më të pasurve në botë, por doli më i pasuri”/ Ish-burri i Lauren Sanchez zhvilloi një “masterclass” në Hollywood për hakmarrje!

June 28, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

EMRAT/ Dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri në Durrës, mes tyre dhe të Elvis Doçit

June 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al