Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është vrasësi që kërkohej në Gjermani, por lëvizte i lirë në Tiranë?

Editor by Editor
June 12, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Kush është vrasësi që kërkohej në Gjermani, por lëvizte i lirë në Tiranë?
0
SHARES
140
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës arrestoi sot 34-vjeçarin Alidon Marqeshi, të kërkuar nga drejtësia gjermane për vrasje. Ngjarje e ndodhur në 2017. Ai ishte duke lëvizur me “Benz” dhe u ndalua për kontroll. Iu gjet kokainë. Nga kontrolli më tej rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar.

“Më datë 11.06.2023, rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues Alidon Marqeshin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Alidon Marqeshi në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar Xhoi Musaj, të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen” njofton policia.

Por si u vra Musaj?

Xhoi Musaj, adoleshent nga Shqipëria u rrëmbye dhe u dhunua me sende të forta, ndërsa trupi i tij u mbështoll me një qese të zezë dhe u hodh në liqen në Gjermani në vitin 2017.

Motivi i vrasjes ishte hakmarrja. Gjithçka nisi kur xhaxhai i viktimës vrau një person në Shqipëri në vitin 2000. Kjo solli një seri vrasjesh zinxhir për hakmarrje.

Previous Post

Dendias “kërcënon” Shqipërinë: Shkoni në BE vetëm nëse respektoni rregullat

Next Post

Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Fier – Vlorë

Next Post
Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Fier – Vlorë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Fier - Vlorë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al