Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paralajmërimi i fortë: Pas Dakos, pritet shumë shpejt arrestimi i një tjetër ish-kryebashkiaku socialist

Editor by Editor
June 7, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Paralajmërimi i fortë: Pas Dakos, pritet shumë shpejt arrestimi i një tjetër ish-kryebashkiaku socialist
0
SHARES
203
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, të vihej në pranga, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço paralajmëroi për arrestimin e tij.

Madje, Karamuço ngriti shqetësimin për rrjedhjen e informacionit dhe ky fakt u provua kur këtë të mërkurë, ku SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e Dakos dhe zyrtarëve të tjerë.

Ndërkohë, i ftuar sërish sot në emisionin “Top Talk”, Karamuço paralajmëroi një tjetër arrestim. Sipas tij, është ish-kryetari i një bashkie të vogël.

Karamuço: Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend.

Xhokaxhi: Është majtas?

Karamuço: Po tani të gjithë në zgjedhje kanë qenë majtas

Eksperti shpjegon se nga vëzhgimet në godinën e SPAK, kuptohen hapat e radhës të institucionit të drejtësisë.

“Një gazetar thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionet e SPAK-ut, ku është BKG-ja dhe Prokuroria e Posaçme, arrin të deshifrojë për çfarë po thirren funksionarët, lidhur me çështje të ngjashme, për të cilat janë hetuar më parë. Arrin të japë një mendim deri kur mund të ketë ecur ky hetim dhe çfarë zhvillimesh priten. Ata që janë thirrur, përfshirë këtu edhe zotin Dako, që menjëherë u mendua se diçka do të ndodhë”.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha shprehet se ka mbaruar koha kur prokurorët njoftojnë paraprakisht për arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve:

“Koha kur ish-prokurori i vendit thoshte se në shtator do të bëhen arrestime ka mbaruar. Edhe ai vetë është shpallur në kërkim, është i dënuar. SPAK-u nuk ka nevojë të bëjë punë me fushatat. SPAK-u çdo ditë është betejë kundër korrupsionit së pari dhe kundër krimit të organizuar së dyti. Ajo godinë dhe ai grup personash që janë atje brenda kanë të gjithë mekanizmat e duhur ligjore për të kryer arrestime të tjera”.

Previous Post

“Ka filluar luftë e errët brenda PD-së”, Korreshi: E turpshme, deputetët janë sharë me “libër shtëpie”

Next Post

Gazment Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD-së në 29 korrik

Next Post
Gazment Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD-së në 29 korrik

Gazment Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD-së në 29 korrik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al