Pas deputetes Jorida Tabaku kanë dhënë dorëheqjen dhe dy anëtarë të Kryesisë së PD-së së vulës.
Mësohet se bëhet fjalë për Oriela Nebijaj dhe Flamur Hoxha.
Në mbledhjen që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për të zgjedhur kreun e ri të PD së vulës, ndërsa Nebijaj ka abstenuar.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes ka patur tensione dhe përplasje. Militantët e Bashës kanë ofenduar dhe kanë tentuar të godasin deputetët që nuk kanë votuar për hapjen e menjëhershme të garës.















