Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryetarët e degëve të PD i kërkojnë Bardhit që zgjedhjet për kryetar të mbahen para 15 korrikut: Na e kërkon anëtarësia

Editor by Editor
June 5, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Kryetarët e degëve të PD i kërkojnë Bardhit që zgjedhjet për kryetar të mbahen para 15 korrikut: Na e kërkon anëtarësia
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur në zyrat e selisë së re, pranë kryesisë së Kuvendit, kryetarët e degëve të grupimit të PD-së së logos.

Burime për mediat bëjnë me dije se disa prej tyre i kanë kërkuar Bardhit që PD të mbajë sa më shpejt zgjedhjet për kryetarin e ri. Sipas tyre, kjo është një kërkesë e anëtarësisë se PD ka nevojë për kryetar dhe për dikë që të drejtojë

Mësohet se ata i kanë kërkuar Bardhit se deri më 15 korrik Partia Demokratike ta ketë përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor dhe të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga kryesia e PD.

Gjithsesi, duket se qëndrimi i tyre bie ndesh me qëndrimin e grupit parlamentar, ku disa deputetë shprehën qëndrimin se nëse mbahen zgjedhjet shpejt do jetë “vrastare” për Partinë Demokratike. Gjithashtu, dhe në draft-propozimin e Gazment Bardhit thuhet se fillimisht zgjedhjet duhet të bëhen në degë dhe në grupseksione dhe më pas për kryetar.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik; Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika; Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike; Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

Previous Post

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, mes 15 te arrestuarve edhe Fisnik Smalaj

Next Post

La makinën ndezur për të ndaluar në market, i riu i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

Next Post
La makinën ndezur për të ndaluar në market, i riu i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

La makinën ndezur për të ndaluar në market, i riu i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro
AKTUALITET

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

by Editor
May 15, 2025
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka përplasje brenda partive politike, pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ende janë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

May 15, 2025
Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

May 15, 2025
“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al