Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gratë ‘mashtruese’ që grabitën miliona euro në Shqipëri!

Editor by Editor
June 5, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gratë ‘mashtruese’ që grabitën miliona euro në Shqipëri!
0
SHARES
115
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alma Beqiri, ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec.

46 vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Sipas prokurorisë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Por rasti i Alma Beqirit riktheu dhe njëherë historitë e grate mashtruese që grabitën miliona euro në Shqipëri. VoxNews do ju njoh me disa prej historive të këtyre grave me profesione të ndryshme nga dentiste, agjente, juriste dhe ‘aktore’, etj.

1993- Maksude Kadena

FAST-CHECK/ Gratë 'mashtruese' që grabitën miliona euro

Në fillim të viteve ’90, saktësisht më 1993, Maksude Kadena tërhoqi rreth vetes një numër të madh shqiptarësh, të cilët dëshironin të vendosnin paratë e tyre në një skemë piramidale, me shpresën për të marrë më shumë. Maksudja, e njohur edhe si Sudja, një grua e komunitetit rom, tërhoqi shumë klientë duke përdorur një sferë në dukje prej kristali si një orakull duke pretenduar se parashikonte fitimet e investitorëve të huaj.

Sudja, që më parë kishte punuar si rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrikë këpucësh, ia doli t’i bindte klientët e saj. Sipas dokumenteve të siguruara nga Shqiptarja.com në 2018-n, rezultoi se pasuria e subjektit “Sude” përmblidhej në vetëm 5.531.606, ndërkohë që detyrimet ndaj personave të tretë shkonin më shumë se 39.2 miliardë lekë sipas kursit aktual të këmbimit valutor.

Në vitin 1996, Sudja ishte e para firmë piramidale që falimentoi duke shkaktuar efektin domino te të gjitha firmat e tjera, gjë që nxiti konflikte të ashpra civile, që u pasuan më pas me shpërthimin e vitit 1997.

Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.

1995-1997- Shemsie Kadria

FAST-CHECK/ Gratë 'mashtruese' që grabitën miliona euro

Gjatë viteve 1995-1997, Shemsie Kadria, ish-presidentja e firmës piramidale “Gjallica”, mashtroi rreth 70,000 kreditorë, të cilëve u mori para me fajde. “Gjallica” vepronte në qytetin e Vlorës dhe falimentoi në shkurt të 1997-s, gjë që nxiti protestat e dhunshme në Vlorë që u shndërruan më pas në rebelim kundër qeverisë. Në janar të 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vite burg ish-presidenten e “Gjallicës”, ndërsa në 2007-n u la e lirë falë amnistisë së presidentit të asaj kohe, Alfred Moisiu.

Në mars të 2013-s, Shemsie Kadria u shpall sërish në kërkim sepse akuzohej nga Prokuroria se kishte zhvilluar një tjetër aktivitet duke mashtruar me shuma të mëdha parash. Ajo u denoncua nga tre qytetarë të ndryshëm, që thanë se u ka marrë nga 30,000 – 60,000 euro për prenotime apartamentesh, të cilat më pas nuk ua ka dhënë. Një vit më vonë, u shpall e pafajshme.

25 Korrik, 2019- Violeta Petro

64-vjeçarja Violeta Petro u arrestua në gusht të këtij viti me akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve. Petro mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga UNICEF. Ajo paraqitej si përfaqësuese e UNICEF dhe pasi i mashtronte, u merrte fonde për përfitime personale. 64-vjeçarja u ofronte bizneseve që të bëheshin pjesë e projekteve, kryesisht që lidheshin me kopshte, çerdhe dhe azile për pleqtë, por fillimisht duhet të paguanin 1% të vlerës së projektit. Nga kallëzimet në polici, u vërtetuan dy raste mashtrimi me vlerë 60,000 dhe 32,000 dollarë. Më pas, numri i denoncimeve shkoi në 9.

2016- Luli dhe Adelia Makashi

FAST-CHECK/ Gratë 'mashtruese' që grabitën miliona euro

Përmes një agjencie punësimi me emrin Ande-Lm, Luli dhe Adelia Makashi mashtruan 225 shtetas shqiptarë, me pretendimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune ose studimi.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Prokuroria, nënë e bijë kërkonin nga 2,000 deri në 10,000 dollarë për person në mënyrë që të bënin të mundur dërgimin në Kanada. Ato u arrestuan në 2016-n. Pak para arrestimit, për të fshehur gjurmët, e shitën kompaninë te dikush tjetër.

Si funksiononte skema e mashtrimit? Luli Makashi, administratore e kompanisë Ande-Lm, dhe Adelia si koordinatore, hiqeshin sikur ofronin shërbime ndërmjetësimi punësimi. Gjatë prezantimit të punës së tyre, përpara aplikantëve paraqiteshin njerëz që hiqeshin si përfaqësues kanadezë. Në tetor të 2017-s, ato u dënuam me 18 vite burg.

28 shkurt 2018 – Olesia Duka

Stomatologia Olesia Duka, ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, mashtronte qytetarët duke premtuar se do t’ua kthente paratë e marra borxh me një përqindje më të lartë, pasi biznesi i saj, një klinikë dentare, gjeneronte sasi të mëdha parash.

Për dy vite, nga 2015-a deri në 2017-n, ajo vodhi 2.733.049 euro, 26.100.000 lekë dhe 103.000 dollarë nga 14 persona. Olesia Duka u dënua me 6 vjet dhe 8 muaj burg.

2015- Amarilda Leka

FAST-CHECK/ Gratë 'mashtruese' që grabitën miliona euro

Amarilda Leka, 33 vjeç, u arrestua nga policia pasi i kishte marrë 50,000 euro të afërmit të një të dënuari për vrasje.

Leka shtirej si juriste dhe përpiqej t’u zhvaste para të arrestuarve, duke u premtuar se do të ndërhynte te gjyqtarët për t’i liruar. Kjo është hera e dytë që 33-vjeçarja arrestohet.

Leka u arrestua në vitin 2015 pas denoncimeve të shumta ndaj saj dhe u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Natasha Kaciqi

FAST-CHECK/ Gratë 'mashtruese' që grabitën miliona euro

Në gusht të 2017-s, Natasha Kaciqi u arrestua nga policia së bashku me personin që bashkëjetonte, si bashkëpunëtorë për zhvatje parash. Kaciqi arriti t’i merrte një biznesmeni italian mbi të 50-at 33,000 euro duke i thënë se do të blinte një shtëpi në Shqipëri, ku do të jetonin bashkë. “Corriere del Veneto” shkroi asokohe se Natasha s’e bleu kurrë “shtëpinë e ëndrrave” për të cilën thuhej se biznesmeni kishte krijuar shumë iluzione. Ajo u nda prej tij dhe shkoi të jetonte me një burrë tjetër në Treviso.

Megjithatë nuk e ndërpreu komunikimin me italianin; Natasha e kërcënonte vazhdimisht se do t’i tregonte bashkëshortes së tij, nëse ai nuk i jepte para. Duke mos ditur ç’të bënte, biznesmeni kontaktoi me karabinierët, të cilët e këshilluan t’i mbante lojën dhe të linin një takim, kinse për t’i dhënë paratë.

Enertila Beqja

FAST-CHECK/ Gratë 'mashtruese' që grabitën miliona euro

Enertila Beqja pretendonte se ishte aktorja venezueliane Elizabeth Gutierrez. Historia e saj me drejtorin e postës në Manzë, Durrës, ishte një ndër më të përfolurat në 2017-n. Barush Ahmeti deklaroi në polici se dëshironte të martohej me bjonden bukuroshe me të cilën ishte njohur në Facebook, me të cilën kishte komunikuar që në 2015-n.

Sipas deklaratës në polici, Enertila i kërkoi si fillim 1000 euro, ndërsa më pas dëshironte të tjera dhurata dhe sende si: dyshek, tre qenusha, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona, bizhuteri etj., vlera e të cilave pretendohej se shkonte në afro 53 milionë lekë të vjetra.

Enertila përdorte profile me emra të rremë për të mashtruar persona të ndryshëm, ku disa nga emrat qenë Aleksandër Gjoka, Elona Gjoka, Agim Gjoka, Eli Eli etj. Beqja u dënua me 3.4 vite burg, nga të cilat kreu 9 muaj dhe u lirua në korrik të këtij viti, sepse ka dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar, për të cilët duhet të kujdeset.

Previous Post

Helmimi i banorëve në Bulqizë, vihet nën hetim pronar i një HEC-i privat

Next Post

Belshi do të rinumërohet, KAS i kërkon KQZ që të hap kutitë

Next Post
Belshi do të rinumërohet, KAS i kërkon KQZ që të hap kutitë

Belshi do të rinumërohet, KAS i kërkon KQZ që të hap kutitë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

December 16, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, reagon Rama.

December 16, 2025
Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

AKTUALITET

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

by timoni.al
December 16, 2025
0

SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke ngjallur reagimin e kryeministrit Edi Rama. Në një postim...

Read moreDetails
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, reagon Rama.

December 16, 2025
Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Videolajm/ Deputetët e Ukrainës përplasen në seancën plenare mbi kërkesat për dorëheqjen e komandantit të Forcave të Armatosura.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

December 16, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al