Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpërndarësit e kokainës “zaptojnë” Tiranën, “buka e bardhë” shitet në “Bllok” dhe në….

Editor by Editor
June 3, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Shpërndarësit e kokainës “zaptojnë” Tiranën, “buka e bardhë” shitet në “Bllok” dhe në….
0
SHARES
85
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Buka e bardhë apo pluhuri i zanave janë disa prej pseudonimeve që përdorin shpërndarësit e kokainës në kryeqytet.

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti policia e kryeqytetit ka sekuestruar 7.5 kg kokainë ndërsa vitin e kaluar në Tiranë u sekuestruan në operacione të ndryshme 9 kg kokainë.

Shifrat tregojnë për rritje të konsumimit të kokainës por edhe forcës goditëse të policisë.

Zonat më të frekuentuara nga shitësit dhe grupet kriminale që merren me këtë aktivitet janë qendra e Tiranës, zona e Bllokut, Komuna e Parisit si dhe Kodra e Diellit.
Disa ditë më parë policia e Tiranës në zonën e Kodrës së Diellit sekuestroi 2.3 kg kokainë dhe arrestoi 5 persona.

Ky rrjet kriminal drejtohej nga Kostaq Murtaj i cili përveç shitjes së kokainës kishte dhe një biznes të tregtimit të produkteve ushqimore në Sarandë.

Në industrinë e kokainës ai bashkëpunonte me 2 këshilltarët e porsazgjedhur të bashkisë sarandë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda, të cilët veç angazhimit në drogë dhe politikë kishin dhe biznese. Në skemën e shpërndarjes së kokainës policia identifikoi dhe punonjësin e agjencisë shtetërore të kadastrës në Tiranë Donald Muhamuçi si dhe Ermal Lamaj.

Më 4 shkurt të këtij viti policia e Tiranës sekuestroi 2.1 kg kokainë dhe rreth 4 kg heroinë e cila shpërndahej nga një grup i drejtuar nga Brikena Frakulli e cila në këtë aktivitet kishte përfshirë dhe fëmijët e saj. Në këtë operacion në pranga ranë edhe Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Në një operacion të ngjashëm me më shumë se 20 të arrestuar  më 22 mars policia e Tiranës sekuestroi më shumë se 2 kg  kokainë. Hetimet zbuluan se kokainën grupet e shpërndarësve e siguronin nga një person i huaj, që vinte nga lindja e mesme e për autoritetet mbeti anonim./tch

Previous Post

Aksident i rëndë në Rrëshen, të plagosurit të bllokuar brenda makinave

Next Post

SKANDALI/ ‘Wizz Air’ sorollat pasagjerët për 12 orë: Zbrisni nga avioni!

Next Post
SKANDALI/ ‘Wizz Air’ sorollat pasagjerët për 12 orë: Zbrisni nga avioni!

SKANDALI/ 'Wizz Air' sorollat pasagjerët për 12 orë: Zbrisni nga avioni!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al