Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Populli serb duhet të çlirohet”/ Albin Kurti: Kemi shtuar komunikimin me ndërkombëtarët, qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët

Editor by Editor
May 30, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
“Populli serb duhet të çlirohet”/ Albin Kurti: Kemi shtuar komunikimin me ndërkombëtarët, qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një komunikatë zyrtare në lidhje me tensionet e krijuara në veri pas betimit të tre kryekomunarëve shqiptarë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kurti deklaron se kryekomunarët kanë mbështetje të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë nga qeveria dhe se ata janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave.

Sipas tij, demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng dhe se ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë dhe jo kërcënim apo rrezikim. Më tej, ai e konsideron Kosovën si vendin më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Kurti shprehet se populli serb duhet të çlirohet nga kriminelët me maskë të Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviç që shfaqën dje në protestë.
Në lidhje me kritikat nga ndërkombëtarët, Kurti shprehet se orët e fundit, institucionet e Kosovës kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse sipas tij qetësimin e situatës e kanë qëllim të përbashkët. Por, sipas tij, përveç shqetësimeve dhe brengave, dje u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kanë të përbashkëta.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur qytetarë,

Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.

E dje, na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë.

Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.

Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviç. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiç.

Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim.

Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta.

Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen.

Previous Post

Nga Enkelejda Korreshi: Të ngrejmë zërin tonë që Akademia e Albanalogjisë të mos mbyllet

Next Post

Tensionet në veri, Shefi i NATO-s: Do të dërgojmë 700 trupa shtesë në Kosovë

Next Post
Tensionet në veri, Shefi i NATO-s: Do të dërgojmë 700 trupa shtesë në Kosovë

Tensionet në veri, Shefi i NATO-s: Do të dërgojmë 700 trupa shtesë në Kosovë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al