Gjakata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 8 të arrestuarit dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Radio-ndërlidhja” ku u goditën dy grupe kriminale që kultivonin bimë narkotike në fshatrat e Krujës me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim.
Për 73-vjeçarin Skënder Velja është caktuar masa “arrest shtëpie”, ndërsa 7 të tjerët: Lavdërim (Lulzim) Alimani, 33 vjeç; Saba Shehi, 48 vjeç; Vait Taka, 55 vjeç; Asim Pulaci, 52 vjeç; Xhemal Zogu, 38 vjeç; Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç dhe Ahmet Pulaci, 67 vjeç, kanë ngelur në qeli ku iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Vazhdojnë të jenë ende në kërkim shtetasit: Bujar Sefa (Xaka), 36 vjeç; Armand Dërvishi, 33 vjeç; Edison Xaka, 20 vjeç; Agron Asllanaj, 42 vjeç dhe Haxhi Murati, 68 vjeç.
Në dosjen hetimore thuhet se rrjeti i trafikantëve komunikonin me njëri-tjetrin jo përmes telefonit, por me radio ‘Walky-Talky’ apo dhe të aplikacioneve të lidhura përmes internetit.
“Nga komunikimi i zhvilluar mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edoson Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmëria në të folur, duke menduar se nuk mund të ishin vëzhguar/përgjuar nga organet ligjzbatuese, prej nga kuptohet në dhe aktivitetin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, bisedues tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim të komunikimeve mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, por vetëm me aplikacionin me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikeve.”, thuhet në dosjen hetimore.
Përgjimet:
Personi A: Kallxo i kanë pre a s’i kanë pre.
Personi B: Jo për Zotin hala si kan pre.
Personi A: Hiqi ç’ato tubat or burrë te kroi, çoi te tubat e Ahmetit.
Personi A: Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afër bimëve ta di, mos t’merrem me rob t’u fol kot.
Personi B: Po unë të bëj mesazh në telefon a naj gjo?
Personi A: Po ça mesazh o burrë, po ke radion, se çitu jam ke karburanti.