Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marrëdhënia me një të mitur e “përndiqte” nga 2018, Baloteli fiton gjyqin ndaj shtanazhuesit

Editor by Editor
May 24, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Marrëdhënia me një të mitur e “përndiqte” nga 2018, Baloteli fiton gjyqin ndaj shtanazhuesit
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e shantazhit me përmbajtje seksuale që përndoqi Mario Baloteli-n për më shumë se 5 vite ka marrë fund ditën e djeshme, pasi Gjykata e Vicenzës ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burg avokatin nga Treviso, Roberto Imparato, i cili kishte thurur skemën për të zhvatur bomberin italian.

Ndaj Balotellit rëndonte një akuzë e bërë në vitin 2018 nga një vajzë nga Bassano, me të cilën lojtari konfirmoi se kishte pasur marrëdhënie konsensuale. Vajza 22-vjeçare u kishte thënë karabinierëve se ishte dhunuar nga Baloteli në Nice në gusht të vitit 2017, kur futbollisti luante në qytetin francez.

Sulmuesi ishte regjistruar gjithashtu në regjistrin e të dyshuarve nga zyra e prokurorit të Brescias (çështja u mbyll më vonë). Më pas, avokati Imparato e ka kërcënuar futbollistin se do ta shiste lajmin në gazeta dhe në këmbim të heshtjes i kërkoi 100 mijë euro.

Në atë moment, Baloteli ka denoncuar vajzën dhe avokatin. Në atë kohë, e reja, me të cilën Baloteli nuk e mohoi kurrë se kishte pasur një flirt, ishte e mitur (por ajo i kishte thënë lojtarit se ishte 18 vjeç, duke i treguar atij ID-në e një kushërire të saj në moshë madhore).
Gjykata e Venecias vazhdoi paralelisht hetimet, ndërsa disa përgjime telefonike gozhduan avokatin dhe të renë. Aty u konstatua se avokati donte të blinte me paratë një Ferrari me ngjyrë të verdhë dhe blu.

“Avokati më tha që duhet t’i them atij (Baloteli) që kam pësuar traumë, që nuk fle dhe se nuk shkoj në shkollë. Duhet t’i tregoja Marios këto gjëra. Dhe duhet ta bëja të paktën të më kërkonte falje. Kështu veprova”, është ajo që vajza i tha një miku të saj, siç raporton Il Messaggero në edicionin e sotëm.

Me vendimin e marrë sot nga gjykata, avokati që e shantazhoi duhet t’i paguajë Balotelit, një shumë prej 80 mijë euro dëmshpërblim.

Previous Post

PAMJE TË RËNDA/ Infermierja nga Elbasani poston video me embrionin e abortuar në ‘Tik Tok’, e hedh në kosh

Next Post

FOTO/ Goditi 62 herë me thikë një burrë, shqiptari i dënuar përjetë në Angli do vuajë dënimin në Shqipëri

Next Post
FOTO/ Goditi 62 herë me thikë një burrë, shqiptari i dënuar përjetë në Angli do vuajë dënimin në Shqipëri

FOTO/ Goditi 62 herë me thikë një burrë, shqiptari i dënuar përjetë në Angli do vuajë dënimin në Shqipëri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al