Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jemi bijtë e Skënderbeut”/ Himara, zemra e Labërisë dhe një histori me Gjon Kastriotin

Editor by Editor
May 23, 2023
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
“Jemi bijtë e Skënderbeut”/ Himara, zemra e Labërisë dhe një histori me Gjon Kastriotin
0
SHARES
79
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në  “Shqip”  ka folur për Himarën e kohën e Mesjetës.

“Ishte pjesë e një treve, ajo e Labërisë e cila përfshinte rreth 60 fshatra, ku zemra ishte Himara. Historia e Mesjetës së kësaj treve të Labërisë nuk mund të kuptohet pa Himarën. Himara ka qenë qendra e kryengritjeve.

Mjafton të kujtojmë një fakt. Mbas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjoni erdhi sepse e thirrën banorët e Himarës. Ai shkoi bashkë me dy kushërinj të tij, dhe u vunë në krye të kësaj kryengritje.

Kryengritja përfundoi me zënien rob të sanxhakbeut të Vlorës që vajti për ta shtypur atë kryengritje. Ata e zunë rob dhe e çuan si trofe te mbreti i Napolit.
Po të shkosh sot në fshatin e Shirgjit, që dikur ishte qytet, do të shihni kishën e Shirgjit. Shirgji ka qenë një shenjtor i nderuar në trevat shqiptare, është edhe në Çamëri.

Kisha e Shirgjit ekziston akoma edhe sot dhe në postën e hyrjes ka të gdhendur dy shqiponja me dy krerë me kurorë mbretërore. Kjo ishte stema e pasardhësve të Skënderbeut nga Italia.

Identifikimi i himarjotëve me familjen Skënderbeu vazhdon në vitin 1589-të, kur i shkruan Papës, Gregori 13-të që: Ne himarjotët jemi bijtë e Skënderbeut, ne kemi luftuar me Skënderbeun dhe ai ishte mbreti ynë”.

Edhe më vonë ka dokumente pafund. Shumë prej tyre i kam përdorur edhe unë në një libër për arbrit e jugut që i kam gjetur në arkivat e Venedikut. Aty i ke me emra, edhe emra të sotëm që kanë himarjotët, por janë edhe letrat që i shkruanin vetë, Bajliut të Korfuzit, mbretit të Napolit, mbretit të Spanjës e deri të mbreti i Austrisë, ku prezantohen gjithmonë si shqiptarë. Nuk prezantohen si popull me vete, e as si grekë.”, tha Xhufi.

Previous Post

Pas Mitsotakis, edhe Tsipras refuzon mandatin për të formuar qeverinë

Next Post

Kush janë 2 njerëzit që vrau i “tmerrshmi i Lushnjës”?

Next Post
Kush janë 2 njerëzit që vrau i “tmerrshmi i Lushnjës”?

Kush janë 2 njerëzit që vrau i “tmerrshmi i Lushnjës”?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al