48-vjeçari Arian Gosa u ekzekutua pasditen e sotme me plumb në kokë, teksa ishte duke konsumuar kafe bashkë me babain e tij, në një lokal pranë shkollës “Rilindja” në Kavajë. Një person ende i paidentifikuar iu afrua, e qëlloi me tek plumb me pistoletë dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Zyrtarisht policia tha se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë hakmarrja. Më 29 Mars të këtij viti, vëllai i Arian Gosës, Armand (Edmond) Gosa dhe Altin Rexha pas një sherri me njëri-tjetrin, mbetën të dy të vdekur.
Arian Gosa dhe Armand (Edmond) Gosa njiheshin si persona problematikë në zonë dhe krimi i 29 Marsit nuk ishte i vetmi ku ishin përfshirë.
Para 11 viteve në qytetin e Kavajës, në vitin 2012 të dy vëllezërit masakruan me thika një të ri. Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

