Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Shkoi të vrasë gruan, policia e Durrësit parandalon krimin në minutë të fundit

Editor by Editor
May 20, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
VIDEO/ Shkoi të vrasë gruan, policia e Durrësit parandalon krimin në minutë të fundit
0
SHARES
163
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Durrës /Falë inteligjencës informative, Policia e Durrësit parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”. Me armë zjarri me vete, me të cilën dyshohet se do të kryente krim në familje ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte me urdhër mbrojtjeje, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri automatik MPSH dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë inteligjencës informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur, Durrës, dhe dyshohet se do kryente krim në familje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e shtetasit që qarkullonte me armë zjarri.

Falë vlerësimit në kohë reale të informacionit, si dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Lulzim Haxhiu, 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik PMSH me karikator me municion luftarak.  Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky shtetas.

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ndërhyrja në kohë e Policisë për kapjen e tij parandaloi ngjarjen e rëndë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Krah Ramës, Luizi i fut një kunj Berishës aty ku i dhemb më shumë

Next Post

“Zbrit nga makina”! Kapen “kokat” me kokainë në Tiranë

Next Post
“Zbrit nga makina”! Kapen “kokat” me kokainë në Tiranë

“Zbrit nga makina”! Kapen “kokat” me kokainë në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al