A u bindën anglezët për ekstradimin e skuadrës së vrasjes së Nikulajt?

Dy hetues nga Britania e Madhe kanë shkuar në prokurorinë e Lezhës në lidhje me vrasjen e biznesmenit në Shëngjin Ardian Nikulajt.

Në media raportohet se  pas kërkesës për ekstradim të shtetasve britanikë, të dyshuar si të implikuar në vrasje, hetuesit kanë ardhur për t’u njohur me provat.

Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, u arrestuan në Britani, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes.

Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes, pasi mes dy fiseve ka pasur konflikte të vazhdueshme që datojnë që nga viti famëkeq i 97-ës.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.

Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.