Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump flet pas gjyqit: Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja e Amerikës

Editor by Editor
April 5, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Trump flet pas gjyqit: Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja e Amerikës
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I rrethuar me flamurë të shumtë amerikanë, ish-Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim të stilit të fushatës para mbështetësve të shumtë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, mbrëmjen e së martës.

Trump mbajti një qëndrim sfidues, duke cituar mes të tjerash, dy gjyqet e dështuara në Kongres për shkarkimin e tij kur ishte president. Ai e quajti aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si të fundit në “sulmet me hetime mashtruese”.

“Ky rast i rremë (aktpadia) u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë. Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën kanë shprehur mbështetjen për zotin Trump. Përmes deklaratave ata janë shprehur se hetimet ndaj zotit Trump janë të motivuara politikisht.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se, “sistemi ynë i shenjtë i drejtësi u përdor politikisht” kundër zotit Trump. Përmes një shkrimi në rrjetitn Twitter, guvernatori DeSantis thotë se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit. Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë kriminelët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.

Reagimet e zyrtarëve të zgjedhur demokratë lidhur me ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump kanë qenë të pakta, përfshirë Presidentin Joe Biden.

“I pandehuri, Donald J. Trump, falsifikoi të dhënat e biznesit në Nju Jork për të fshehur një përpjekje të paligjshme për të minuar integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, si dhe shkelje të tjera të ligjeve zgjedhore”, tha ndihmësprokurori i qarkut Christopher Conroy.

Për herë të parë në histori, një ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është paraqitur në gjykatë si i pandehur nën akuza penale. Prokurorët thonë se zoti Trump u përpoq të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 duke u përpjekur të bllokonte lajmet që mund ta dëmtonin kandidaturën e tij dhe më pas duke fshehur natyrën e vërtetë të pagesave për të blerë heshtjen.

Akuzat penale rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me zotin Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump i cili pretendonte se zoti Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Zoti Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Më herët të martën ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave. Republikani Trump e ka portretizuar rastin e Nju Jorkut dhe tre hetime të veçanta nga Departamenti i Drejtësisë dhe prokurorët në Xhorxhia, si të motivuara politikisht.

Prokurori Alvin Bragg u pyet gjatë një konference shtypi se pse e kishte ngritur padinë pikërisht tani dhe nëse momenti kishte prapavija politike. Prokuroi i qarkut tha se zyra e tij kishte “prova shtesë” që nuk i kishte paraardhësi i tij. “Unë ngre padi kur janë gati”, tha ai.

Gjykatësi nuk dha urdhër që çështja të mos diskutohet në publik, por e paralajmëroi zotin Trump që të shmangte komentet që mund të nxisin trazira civile. Nëse gjendet fajtor për ndonjë nga 34 akuzat për krime, zoti Trump mund të përballet me një maksimum prej katër vitesh burg, por ka të ngjarë të dënohet më pak.

Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor. Avokatët e zotit Trump kërkuan që ai të përjashtohej nga pjesëmarrja personalisht në seancë për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që kërkohet.

Prokurorët kërkuan që gjyqi të caktohet në janar, disa javë para votimeve paraprake të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Avokatët e zotit Trump kërkuan që gjyqi të shtyhej për në pranverë. Gjykatësi ende nuk ka caktuar një datë, sipas njoftimeve deri në momentin e publikimit të artikullit.

Previous Post

Shqipëria duhet t’i paguajë 110 mln euro Beketit

Next Post

VIDEO/ Olsi i Tik Tokut! Si u vra “polici i Treshit” në Tiranë?

Next Post
VIDEO/ Olsi i Tik Tokut! Si u vra “polici i Treshit” në Tiranë?

VIDEO/ Olsi i Tik Tokut! Si u vra “polici i Treshit” në Tiranë?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025
Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

June 8, 2025
Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

June 8, 2025
Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

AKTUALITET

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

by Editor
June 8, 2025
0

GJERMANI- Një rast që është i ngjashëm me rastin e Dominique Pelico dhe veprimet e tij ka tronditur Gjermaninë. Është historia tragjike...

Read moreDetails
Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

June 8, 2025
Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan? Lista e vrasjeve me pagesë

June 8, 2025
Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

Rritje e çmimeve me 50% në tre vitet e fundit/ Turistët braktisin masivisht Kroacinë, në rrezik reputacioni si destinacion i përballueshëm ekonomikisht

June 8, 2025
VIDEO/ Përballja Shqipëri- Serbi, Djokoviç ndan pamje nga ndeshja, përgëzon dy ekipet: Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur!

VIDEO/ Përballja Shqipëri- Serbi, Djokoviç ndan pamje nga ndeshja, përgëzon dy ekipet: Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur!

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025
Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live, Milan Boskoviç ndan pamje nga momenti viral: E vetmja gjë që mungoi ishin golat!

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al