Teksa zgjedhjet lokale të 14 Majit janë në prag, kryeministri Edi Rama ka premtuar ditën e sotme rritje pagash për mësuesit
Gjatë një takimi me mësuesit në Tiranë, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, kryeministri Rama deklaroi se duke filluar na prilli i vitit të ardhshëm, një mësues i shkollës së mesme do të ketë një pagë ku minimumi do të jetë 95.550 lekë, e ndërsa ato në gjimnaze 106800 lekë.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se procesi i rritjes së pagës për mësuesit do të bëhen në 2 hapa, ku baza do të jetë në këtë nivele, e ndërsa do të ketë gjithashtu edhe një shtesë për vjetërsinë e punës që ka secili prej tyre.
Për mësuesit dhe mjekët ishte parashikuar rritje 7%, do bëjmë rritjen 7%. Në hapin tjetër, vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Nëse sot që flasim, rritja mujore do të jetë midis 3584 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollës së mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjeçare do të kenë një pagë, 95,550 lekë dhe mësuesit në shkollën e mesme, do ketë një pagë 106,800 lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve që variojnë por ky është niveli i pagës së mësuesve”, theksoi ai.