Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse Arben Ahmetaj është pronari real i inceneratorëve

Editor by Editor
April 4, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Pse Arben Ahmetaj është pronari real i inceneratorëve
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Adriatik Doçi ka folur për kallëzimin e bërë në SPAK për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, dhe për dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho, që sipas tij lanë qëllimisht jashtë hetimit ish numrin dy të qeverisë.

Doçi foli në Dritare TV për provat që ai kishte paraqitur në SPAK, sipas të cilit, e implikojnë Ahmetajn, në çështjen e inceneratorëve, madje ai theksoi se ish-ministri është pronari real i inceneratorëve, duke shpjeguar edhe skemën.

“Pati një vendim të SPAK për mbylljen e çështjes së inceneratorëve, konkretisht për atë të Fierit dhe Elbasanit. Para se të firmosej mbyllja e dosjes dhe referimi në Gjykatë të kësaj dosjeje, për ndëshkimin e personave të identifikuar nga SPAK si përgjegjës për këtë aferë, mua më ranë në dorë disa prova, që mes emrave që ishin dërguar në gjykatë si të implikuar, kishte edhe emra të tjerë zyrtarë të nivelit të lartë, që ishin lënë jashtë hetimeve qëllimisht nga dy prokurorët e çështjes, Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho.

Konkretisht bëhej fjalë për Arben Ahmetajn.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Në prill të 2014 Arben Ahmetaj ka firmosur dhënien me koncesion të çështjes së inceneratorëve, ku përfitues do të ishte një kompani që ka si pronar Klodian Zoto. Nga viti 2013 deri në 2017, Zoto i bën pagesa Arben Ahmetajt, duke i mbuluar shpenzime në hotele me 5 yje nëpër Europë. Po flasim për hotele ku shkon deri në 8 mijë euro nata. Këtu kemi të bëjmë me pagesa të dyshuara si korruptive që Zoto i bën Ahmetajt, në këmbim të angazhimit të këtij të fundit në procedurën e koncesionit. Provat që i kam siguruar janë gjetur te kompjuteri i Klodian Zotos.

Në opinionin tim, Arben Ahmetaj është pronari real i inceneratorëve por ka dy miq të tij për t’u kamufluar dhe për t’u dhënë koncesionin”, u shpreh Doçi.

 

Previous Post

FOTO/ Partia e Lirisë: Të çregjistrohet kandidati socialist i Kuçovës, të nisin hetimet ndaj Hajdarit

Next Post

VIDEO/ “Mos ma prek dorën”! VIDEOT në Tik Tok të “Olsi policit” që u vra sot në Tiranë

Next Post
VIDEO/ “Mos ma prek dorën”! VIDEOT në Tik Tok të “Olsi policit” që u vra sot në Tiranë

VIDEO/ “Mos ma prek dorën”! VIDEOT në Tik Tok të “Olsi policit” që u vra sot në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al