Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

62 pako heroine në “Benz-in” e tij, Armando Papa në gjykatë: Ma kanë futur të tjerë, unë po shkoja në Rinas për …

Editor by Editor
April 3, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
62 pako heroine në “Benz-in” e tij, Armando Papa në gjykatë: Ma kanë futur të tjerë, unë po shkoja në Rinas për …
0
SHARES
95
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme arrest me burg për 31-vjeçarin Armando Papa nga Fushë Kruja, pasi tre ditë më parë u kap me 62 pako me heroinë në makinën tip “Benz” me të cilën po lëvizte.

Ndryshe nga refuzimi që ka bërë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij.

Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë persona të tjerë.

Arrestimi i Armando Papës u krye në kuadër të operacionit “Fushë Kuqe”, i cili u kap në rrethrrotullimin e Rinasit, ku uniformat blu e lokalizuan atë dhe e ndaluan pasi ju vunë në ndjekje. Nga peshimi i 62 pakove me heroinë kanë rezultuar peshë totale 41 kg e 700 gramë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kuti në bagazhin e makinës tip “Benz” me të cilën lëvizte i riu. Krahas 31-vjeçarit, policia shpalli në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasi Roland Guzi banues në zonën e Sukthit të Durrësit, që gjithashtu dyshohet se ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni Euro në treg, nëse do të ishte shitur. Sipas burimeve nga policia origjina e lëndës narkotike dyshohet se ishte nga Turqia.

Previous Post

“Po flisnin me familjarët, por papritmas telefonata u shkëput”, del fotoja e çiftit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Librazhd

Next Post

FOTO/ Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

Next Post
FOTO/ Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

FOTO/ Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al