Kapiti nuk është kandidati i parë i Partisë Demokratike i cili është tërhequr nga gara. Gjithashtu mësohet se brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate.
Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit, Skënder Kapiti ka vendosur të tërhiqet nga gara nën logon e Partisë Demokratike.
Partia e cila drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Pas tërheqjes nga gara Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Carës për zgjedhjet e 14 majit.
Kapiti nuk është kandidati i parë i Partisë Demokratike i cili është tërhequr nga gara. Gjithashtu mësohet se brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate.