Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alibeaj, kryetari me vulë, por pa demokratë

Editor by Editor
March 28, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Alibeaj: PD sot më e përçarë për shkak të manovrave të Edi Ramës! Berisha vijon të mbajë zaptuar selinë, përdor gjuhë banale ndaj atyre me mendim ndryshe
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E sotmja është një tjetër ditë e zezë për t’u shënuar në Partinë Demokratike. Kryetari me vulë, Enkelejd Alibeaj, që njihet zyrtarisht nga KQZ për të përfaqësuar partinë më të madhe në opozitë nuk ka kandidatë. Pas disa ditësh i ngujuar me debate dhe sherre brenda organeve dhe forumeve të gjymtuara, sot ai doli përpara mediave.

Foli për krenari dhe trimëri, por lista nuk kishte. Me Roland Bejkon, kandidat për Tiranën, tha nëpër dhëmbë se kishte një listë me 20 kandidatë që kishte dorëzuar në KQZ, por pa përmendur emrat. Turp! Luftoi për të marrë vulën dhe tani nuk gjen dot as 61 kandidatë për të garuar. Madje sot kërkoi edhe selisë e PD-së.

Megjithatë, ndalemi te 20 emrat që tha se ka dorëzuar në KQZ. Kush janë? As këtu nuk kishte guxim të përmendte emra. Duke dituar se çfarë po ndodhte paralajmëroi tërheqjet. Dhe kështu ndodhi. Sapo mbylli konferencën me mediat kandidatët e Korçës, Lezhës dhe Kurbinit njoftuan tërheqjen nga kandidimi.

Numri pritet që të rritet në orët në vazhdim. Alibeaj, që edhe njëherë sot trumbetoi duke thënë se “kryetari i PD-së jam unë” prezantoi edhe listën për anëtarët e këshillave. Nëse analizohet vetëm Tirana, pa shkuar më tej, përbërja është me emra anonimë. Një listë e mbushur në minutat e fundit me kryetarët e degëve, besnikët e fundit të Lulzim Bashës.

Fjalët mund të duken të rënda, por realitetin e pranoi edhe vetë Enkelejd Alibeaj, kur tha se “jam fajtor për këtë që po ndodh”. Madje ai shkoi edhe më tej, kur tha se iu “përgjërua” kandidatëve të grupit të Sali Berishës që të kandidonin me silgën e PD-së.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë, kur iu përgjërohesh atyre që nuk i njeh dhe kur nuk ke as 61 emra për të kandiduar, për çfarë e do vulën e PD-së? Të rroftë vula, se demokratët ikën.

 

Previous Post

Kiara bën dedikimin e ëmbël për Luizin

Next Post

Nuk arriti të regjistrohet në KZAZ, Enkelejd Alibeajt i largohet nga zgjedhjet kandidati i Vorës

Next Post
Nuk arriti të regjistrohet në KZAZ, Enkelejd Alibeajt i largohet nga zgjedhjet kandidati i Vorës

Nuk arriti të regjistrohet në KZAZ, Enkelejd Alibeajt i largohet nga zgjedhjet kandidati i Vorës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al