Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur sot një konferencë për media nga selia e re e kësaj force politike, ku edhe ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak të Tiranës, Roland Bejko.
Alibeaj tha se sot Partia Demokratike është më e përçarë, kjo sipas tij për shkak të “manovrave” të Edi Ramës dhe gjuhës banale të Sali Berishës, i cili, tha Alibeaj – vijon të mbajë të zaptuar selinë e PD.
Alibeaj konfirmoi se PD do të duhet të kishte dalë me 61 kandidatë, por tha se në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jetë e pjesshme. Alibeaj bëri fajtor edhe Gjykatën e Apelit, duke thënë se përzgjati procesin për vulën për gati një vit, duke mos u lënë kohën e duhur të përgatiten për zgjedhje.
FAJLA E ALIBEAJT:
Pas shumë vitesh po zhvillohet një debat në një forum drejtues të një partie për kandidatët. Një debat i dobishëm për situatën kaotike në të cilën ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit për të vërtetën e situatës së demokratëve, duke e shitur atë si normale apo frymëzuese, ose është i kapur nga verbëria politike ose thjesht dëshiron që kjo “status quo” në opozitë të vazhdojë pa fund dhe pa zgjidhje.
Është e qartë që PD është e përçarë dhe situata e vitit të fundit vetëm se ka ndihmuar në ndarjen e mëtejshme të demokratëve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD që mendon ndryshe nga ai.
Është e qartë për të gjithë që çdo degë e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vetë në organizimin normal të një partie që po përgatitet të hyjë në zgjedhje.
Më vjen keq që në këtë periudhë një pjesë e mirë e drejtuesve të PD dhe deputetëve, perfshirë dhe mua, kemi kaluar kohë më së shumti me debate mes njëri-tjetrit në forume, studio televizive apo në Kuvend, ndërkohë që duhet të kishim kaluar më shumë kohë me demokratët. Në mbledhjen me drejtuesit lokalë të PD kam kuptuar qartë se baza e PD është e qartë në orientimin politik. Për fat të keq më e qartë se ata që duhet të orientonin bazën e sot përpëliten për të gjetur çfarë drejtimi do marrin në rrugët e ndara të kësaj partie.
Vazhdoj t’i mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet të kishim 61 përfaqësues në bashkitë për zgjedhjet lokale. Por stërzgjatja e procesit gjyqësor për PD, vendimi i KQZ dhe çuarja në limite kohore na kushtëzojë në këtë proces. Përtej faktit që deri në momentin e fundit, dora jonë ka qenë e shtrirë për ata kandidatë të foltores që kanë dashur dhe janë penguar në forma të ndryshme të kandidojnë në siglën e PD.
Është e qartë për ju të gjjthë se një pjesë e deputetëve dhe kryesisë kanë qenë të ndarë lidhur me vendimin për tu prezantuar me kandidatë në zgjedhje. Kjo është e bukura dhe e vecanta e rrallë e një force polititke në Shqipëri. Diskutimet në forume dhe respektimi i vendimit të shumicës. Uroj të jemi shembull për cdo formacion politik që organizon votime ku rezultati dihet para se të nisë procesi apo preferenca kryetarësh që shiten si proces përzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se në rast se Kryesia do të kishte votuar kundër këtij propozimi do ta kisha respektuar.
Përsa i përket Tiranës më duhet të them dhe njëherë se Belind Këllici e ka patur mundësine të perfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj që mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preferencë personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk më ka penguar të ngrihem mbi to dhe te zgjas doren e bashkepunimit per nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjeter vazhdojne me lojrat dhe pazaret duke i kerkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojne per listen e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.
Cfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet.
Akuza per pazare me Edi Ramen.
Kam zgjedhur qe mos ti pergjgijem shpifjeve te pabaza te atyre qe ne keto 30 vite jane puthur dhe peshtyre me cdo politikan te partise se vet apo kundershtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu te jem etik dhe mos te perdor kurre banalitete apo epitete te shemtuara as per kundershtaret politike. Kjo eshte menyra qe kam zgjedhur sepse pervec akuzave te pabaze deri me sot, nuk kam pare apo lexuar nje fakt qe te vertetoje se kam bashkepunuar me Edi Ramen apo dike tjeter nga Rilindja. Kam zgjedhur te jem transparent dhe i hapur ne vend te makinacioneve te fshehta dhe pazareve qe jane kaq te dukshme ne arkiven e politikes shqiptare. E keni pare gjate gjjthe kesaj periudhe se kush ka qene agresiv ne media apo rrjete sociale? Se kush ka financuar takime te perditshme, regji qendrore, media dhe analiste per te perbaltur ata qe mendojne ndryshe ne nje parti politike. Mendoni se do lejonte Edi Rama qe parate te derdheshin lume nese nuk do ti interesonte e gjithe kjo tymnaje dhe sherr i panevojshem mes demokrateve? Une nuk mund te ngre gishtin dhe te akuzoj pa fakte konkrete nese dikush nga foltorja eshte bashkepunetor i Edi Rames. Por ndonjehere ajo qe thone prokuroret “ndiq parane” vlen dhe ne politike. Sidomos per politiken shqiptare. Ndiq parane, shih kush shton te ardhurat dhe shpenzon pa i justifikuar parate dhe te jeni te sigurte se rruget te cojne tek Edi Rama
Ju ftoj te shihni cdo shpenzim tonin gjate vitit te fundit dhe do ta kuptoni se ku fshihet djalli. Dhe kete here jo ne detaje te vogla, por ne thesin e atyre qe shpenzojne dhe arketojne ne ate qe per demokratet dhe shqiptaret e thjeshte eshte regjimi i Edi Rames.