Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama i merr vet në provim dy kandidatët

Editor by Editor
March 25, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
FOTO/ Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama i merr vet në provim dy kandidatët
0
SHARES
63
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka zgjidhur dilemat për bashkinë që konsiderohet bastion i tyre, atë të Vlorës.

Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS-së për Vlorën.

Kandidatura e tij është zgjedhur nga Asambleja Socialiste në një votim të fshehtë ku përballë tij kandidati tjetër ishte ish-deputeti Fate Velaj e ku i pranishëm si në asnjë bashki tjetër ishte vetë kryeministri Edi Rama.

Rama, i sapoardhur nga Londra, ashtu siç iu deklaroi javën e shkuar deputetëve në mbledhjen e grupit, donte të fliste vetë me bazën socialiste për kandidatin për kryebashkiak. Kjo dhe për shkak të temperamentit që karakterizon anëtarësinë e kësaj dege e që vetë kryeministri e vë në dukje sa herë i jepet mundësia e që ai e di më mirë se çdokush sepse ka qenë deputet i Vlorës për dy mandate.

E ndërsa problemi i Vlorës është zgjedhur, Edi Rama synon të zgjedhë edhe betejën për Bashkinë e Selenicës, pasi ka një luftë nën rrogoz mes Blendi Klosit dhe Vullnet Sinajt.

Burime të Vox News thonë se Klosi dëshiron si kandidat nënkryetarin e Bashkisë së Himarës, Dhimitër Kapaj, ndërsa Sinaj lobon për kryetarin e PS për Selenicën, Nërtil Bellaj.

Beteja e klaneve për Bashkinë e Selenicës, Rama merr në

Në këtë mënyrë, ashtu si në Vlorë, Rama ka zbritur vetë në terren duke takuar dy kandidatët dhe për të dëgjuar alternativat e tyre, sicc duken dhe në fotot e siguruara nga Vox News.

Më pas, Rama ka zhvilluar një takim edhe me Klosin dhe Sinajn. Burime të Vox News pohojnë se vendimi final për kandidatin e Bashkisë së Selenicës do ta marrë kryesia e Partisë Socialiste në Tiranë.

Previous Post

“Ethet” e pritjes! Shtyhet me dy orë vendimi final i Ramës

Next Post

VIDEO/ Çfarë do të ndodhë? Banorët nuk e presin mirë ardhjen e zarfit të kuq në BBV

Next Post
VIDEO/ Çfarë do të ndodhë? Banorët nuk e presin mirë ardhjen e zarfit të kuq në BBV

VIDEO/ Çfarë do të ndodhë? Banorët nuk e presin mirë ardhjen e zarfit të kuq në BBV

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al