Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kreu i ri i Akademisë së Shkencave, PD mbështet kandidaturën e akademikut Artan Fuga

Editor by Editor
March 21, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Kreu i ri i Akademisë së Shkencave, PD mbështet kandidaturën e akademikut Artan Fuga
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka shprehur hapur mbështetjen për akademikun Artan Fuga në kandidimin e tij për Kryetar të Akademisë së Shkencave, i cili ka si rival kryetarin aktual Skënder Gjinushi.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Ina Zhupa ka ripërsëritur edhe një herë akuzat se mazhoranca po tenton të kapë dhe Akademinë e Shkencave me ndryshimin e ligjit që favorizon rizgjidhjen si kryetar të Skënder Gjinushit, ku sipas saj, ky i fundit vazhdon të jetë kryetar i Akademisë së Shkencave.

Zhupa ka hedhur akuza dhe ndaj dy deputetëve socialistë Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, të cilët kanë qenë nismëtarët e ndryshimit të ligjit.

Deputetja e PD u shpreh se për të adresuar në mënyrë institucionale shqetësimet ka kërkuar në komisionin e edukimit që akademiku Fuga dhe akademik të tjerë që kanë ngritur shqetësime publike të dëgjohen në një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit.

Ajo shtoi më tej se është rekord i zi se si në 4 vite kryetari i Akademisë së Shkencave nuk ka shkuar asnjëherë në kuvend për t’u pyetur dhe për të raportuar. Sipas saj, beteja për Akademinë nuk është betejë për emra, por betejë për shkencën, për historinë, për dinjitetin dhe ligjshmërinë.

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA:

“Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante. Edhe pse i padekretuar nga presidenti, duket se po e përfundon mandatin e tij, të cilin unë e kam dërguar me mbështetjen e firmave të kolegevë të nderuar, në Gjykatën Kushtetuese. Sepse besoj se, ligjshmëria e një institucioni të tillë lidhet drejtpërdrejtë edhe me besueshmërinë dhe aktivitetin në shërbim të vlerave, dhe jo të antivlera.

Në përgjigje të letrës publike të akademikut Artan Fuga, çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot dhe përpjekjet për stanjacion dhe kapje. Mbështes hapur të drejtën e akademikut Fuga për të garuar për kryetar dhe do ishte nder për vendin që të kishim një akademik në lartësinë e tij në krye të këtij institucioni të shkencës.

Kur menduam se kjo betejë do përfundonte me sukses, hapet një betejë e re për ligjshmërinë e akademisë dhe për rikapjen e saj nga i njëjti personazh. Emisioni investigativ Xhadat me të drejtë kërkonte t’i gjente një botim shkencor kryetarit, por kjo ishte çështje e pamundur, sepse nuk është aty për merita shkencore, por për konjuktura politike.

Ndryshimet ligjore që kanë sjellë dy deputetët Koçi-Beqiraj, siç e kam denoncuar edhe më parë publikisht, janë vazhdim i këtyre konjukturave politike në kurriz të shkencës dhe janë shumë larg të qënurit ligj për interes publik, por janë një kostum me porosi (ligj ad personam).

Disa nga çudirat e këtij projektligji që dallohet qartë porositësi janë:

1- Deputetët paraqesin arritjet e akademisë së shkencave në këto 4 vite në relacionin e ligjit. A mund të na sqarojnë deputetët si i kanë marr këto të dhëna? A ka shkresa zyrtare me akademinë e shkencave? Cilat janë organet që ju janë përgjigjur dhe pse ka vetëm arritje dhe jo mangësi? A mund të na sqarojnë deputetët se cila është nevojë për të na paraqitur këto arritje sipas tyre kur kërkojnë një ndryshim ligji që nuk lidhet fare me këto arritje?

2- Deputetët shprehen: “ka lindur nevoja e përmirësimeve të domosdoshme që janë propozuar nëpërmjet këtij projektligji, i cili nuk prek thelbin dhe përmbajtjen e ligjit bazë, por korrigjon disa dispozita parazitare.” A mund të na sqarojnë deputetët se kujt i lindi kjo nevojë? Kryetarit të akademisë, kryesisë, apo cilit organ? Se nuk besoj që iu ka lindur nevoja zgjedhësve te zonave te tyre që s’kanë lidhje me akademinë.

Pse e quajnë parazitare dispozitën që shpjegon zgjedhjen e kryetarit? Ndoshta e lidhin me nivelin e punës së deritanishme të kryetarit aktual.

3- Deputeti, Ismet Beqiraj ka qënë relator i këtij ligji që kërkon të ndryshojë, duke mbrojtur që parimet bazë të tij ishin pikërisht për të luftuar kontrollin nga një person apo grup, duke krijuar stanjacion dhe kapje të institucionit. Ndërsa ndryshimet e reja që sjell ai me kolegun Koçi, bëjnë të kundërtën. Heqin fjalën rradhazi për mandatet, heqin moshën kufizuese, pra nevoja e lartpërmendur, duket se i paska lindur Gjinushit për një mandat tjetër për veten.

4- Relacioni i deputeteve që marrin përsipër të ndryshojnë ligjin është plot gabime drejtshkrimore, që cënojnë seriozitetin e një projektligji që kërkon të rregulloj Akademinë e Shkencave.

Për të adresuar në mënyrë institucionale shqetësimet kam kërkuar në komisionin e edukimit që akademiku Fuga dhe akademik të tjerë që kanë ngritur shqetësime publike të dëgjohen në një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit.

Që nga tetori 2022, gjithashtu kam kërkuar në të drejtën time kushtetuese një seancë dëgjimore me kryetarin dhe kryesinë e akademisë për veprimtarinë shkencore të akademisë, për veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe për projektet kombëtare shkencore. Është rekord i zi se si në 4 vite kryetari i Akademisë së Shkencave nuk ka shkuar asnjëherë në kuvend për t’u pyetur dhe për të raportuar.

Beteja për Akademinë nuk është betejë për emra, por betejë për shkencën, për historinë, për dinjitetin dhe ligjshmërinë. Kapja politike edhe tinëzare e saj prek shtyllën e intelektualëve që duhet jenë në krye të diskutimeve të çështjeve kombëtare, ekonomike, identitare, sociale.”

Previous Post

Bëri batuta me jetimët, Ronela Hajati i përgjigjet Dea Mishel: Ka pafund që kanë zemër të zezë…

Next Post

Dasara Karaiskaj i “nxjerr të palarat” Arbana Osmanit: Si ma mori vendin e punës me mik

Next Post
Dasara Karaiskaj i “nxjerr të palarat” Arbana Osmanit: Si ma mori vendin e punës me mik

Dasara Karaiskaj i "nxjerr të palarat" Arbana Osmanit: Si ma mori vendin e punës me mik

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

September 28, 2025
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Merr ryshfet prej 9 milion lekësh dhe 10 mijë dollarësh nga një subjekt privat, SPAK ndalon dhe vendos në arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI.

September 28, 2025
OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

September 28, 2025
Princesha Beatrice humb çdo mundësi për t'u bashkuar me Familjen Mbretërore, emri i babait të saj rikthehet në dokumentet Epstein.

Princesha Beatrice humb çdo mundësi për t’u bashkuar me Familjen Mbretërore, emri i babait të saj rikthehet në dokumentet Epstein.

September 28, 2025
Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.
Lajmi Fundit

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

by timoni.al
September 28, 2025
0

Sipas një sondazhi të fundit të Institutit INSA për BILD, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka konsoliduar pozitat e saj si...

Read moreDetails
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Merr ryshfet prej 9 milion lekësh dhe 10 mijë dollarësh nga një subjekt privat, SPAK ndalon dhe vendos në arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI.

September 28, 2025
OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

September 28, 2025
Princesha Beatrice humb çdo mundësi për t'u bashkuar me Familjen Mbretërore, emri i babait të saj rikthehet në dokumentet Epstein.

Princesha Beatrice humb çdo mundësi për t’u bashkuar me Familjen Mbretërore, emri i babait të saj rikthehet në dokumentet Epstein.

September 28, 2025
OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

OKB riaftëson sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor, Rubio: Diplomacia është zgjidhja më e mirë.

September 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

September 28, 2025
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Merr ryshfet prej 9 milion lekësh dhe 10 mijë dollarësh nga një subjekt privat, SPAK ndalon dhe vendos në arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI.

September 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al