Vijojnë tensionet në Vlorë pas humbjes së Flamurtarit 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Superligë. Tifozët vendas kanë rrethuar stadiumin “Flamurtari” dhe nuk largohen, megjithëse policia është prezente në zonë. Ultrasit vlonjatë janë duke pritur daljen e arbitrit Kreshnik Cjapi. Duket se penalltia e dhënë nga Cjapi dhe kthimi në gol nga Denisson ka shkaktuar kaos në Vlorë, me tensionin që kapi tribunat dhe stafet respektive të dy skuadrave gjatë ndeshjes. Forcat blu kanë marrë masa të shtuara për sigurinë e arbitrave dhe pritet që dalja e tyre nga Vlora të bëhet nën shoqërinë e policisë.
SHBA dhe Iran, bisedime për paqe në Pakistan/ Dy delegacionet do të takohen në Islamabad të shtunën për të diskutuar një zgjidhje afatgjatë.
SHBA dhe Irani njoftuan një armëpushim dyjavësh, megjithatë tensionet në Lindjen e Mesme vazhduan të rriteshin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes,...
Read moreDetails















