Thursday, January 1, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marrëveshja në Ohër, Albin Kurti: Njohje ‘de facto’ nga Serbia, Vuçiç nuk do ta nënshkruajë

Editor by Editor
March 19, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Marrëveshja në Ohër, Albin Kurti: Njohje ‘de facto’ nga Serbia, Vuçiç nuk do ta nënshkruajë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes.

Kurti tha se i takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin që ta bëjë këtë marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme.

“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto. Pra, kjo është njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Pas raundit të bisedimeve, Kurti tha se pajtimi publik është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar [takimi në Bruksel më 27 shkurt] po i ik nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Kurti.

I pyetur rreth deklarimit të shefit të lartë të BE-së, Josep Borrell, se pajtimi i sotëm e parasheh nisjen e shpejt të procesit të krijimit të një mekanizmit të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, kryeministri Kurti, nuk mohoi një gjë të tillë, por tha se kjo do të bëhet duke u bazuar në standardet më të larta.

“Nuk është vetëqeverisje, është vetëmenaxhim”, tha kryeministri Kurti kur iu përgjigj pyetjes nëse do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, shtoi ai.

Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur në Ohër, “është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet e Kosovës me Serbinë. Ai tha se aneksi do të publikohet nga Bashkimi Evropian.

“Unë mendoj që është platformë solide për të ecur përpara, e andaj është e pranueshme për ne”, tha Kurti.

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Previous Post

Kosovë-Serbi arrijnë marrëveshje në Ohër, Rama: Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

Next Post

Historia prekëse e 15-vjeçarit shqiptar: Ika në Angli, theva zemrën e nënës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

Chelsea e kërkon pasuesin e Marescës brenda “familjes”, emri i përfolur për pozitën e trajnerit.

Deputetja socialiste Zegjine Caushi ndjek ndërrimin e viteve së bashku me forcat policore në Fier

Lajmi Fundit

by timoni.al
January 1, 2026
0

Dy makina u dogjën në Elbasan gjatë natës për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa disa dhjetëra incidente të tjera me zjarre...

Read moreDetails
Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

January 1, 2026
Chelsea e kërkon pasuesin e Marescës brenda “familjes”, emri i përfolur për pozitën e trajnerit.

Chelsea e kërkon pasuesin e Marescës brenda “familjes”, emri i përfolur për pozitën e trajnerit.

January 1, 2026
Deputetja socialiste Zegjine Caushi ndjek ndërrimin e viteve së bashku me forcat policore në Fier

Deputetja socialiste Zegjine Caushi ndjek ndërrimin e viteve së bashku me forcat policore në Fier

January 1, 2026
Ngjarje gjatë natës së Vitit të Ri në Sarandë, 55 individë u trajtuan në spital.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

Incidentet në Elbasan gjatë ndërrimit të viteve: Dy automjete të shkrumbuar nga fishekzjarret, zjarri përfshin një kabinë elektrike në Librazhd.

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

Aksidenti tragjik që shënoi fillimin e Vitit të Ri/ Ndër viktimat, muzikanti Klejdi Myftari.

January 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al