Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet logoja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Çfarë përmban marrëveshja Berisha-Meta

Editor by Editor
March 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zbulohet logoja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Çfarë përmban marrëveshja Berisha-Meta
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha do të regjistrojë kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 Majit përmes koalicionit me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit zgjedhor të përbërë nga Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

Sipas kërkesës zyrtare, koalicioni mban emrin: “Bashkë Fitojmë!” Ndërsa shkronjat nistore të koalicionit do të jenë BF.

Zbulohet logoja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”:

Sigla e koalicionit

Në kërkesën e depozituar është bashkangjitur dhe marrëveshja e partive, ku shkruhet:

Vendosëm: 1- Të formojmë një Koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”. Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj. Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është Partia e Lirisë.

Të autorizojmë z. Endrit Braimllari që:

a. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.

b. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

c. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.

d. Të përfaqësojë Koalicionin dhe/ ose të autorizojë përfaqësues të tjerë, për t’a përfaqësuar atë pranë KQZ, Kolegjit Zgjedhor ose instancave të tjera administrative dhe gjyqësore ku do të konsiderohet e nevojshme. Ai ka të drejtë të nënshkruajë për sa më sipër.

Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij.

Në listat shumëemërore për këshilltarë të Koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për ?do parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e re, bazuar në marrëveshjet midis palëve. Kandidatët në listat shumëemërore të Koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.

Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Shkresa mban firmën e Ilir Metës, Sali Berishës, Nard Ndokës dhe Vangjel Dules.

Previous Post

Arrestohet kryebashkiaku socialist për tenderat dhe korrupsion

Next Post

EMRAT/ 3 deputetë të PD “tradhtojnë” Berishën? Firmosin për një tjetër koalicion opozitar

Next Post
EMRAT/ 3 deputetë të PD “tradhtojnë” Berishën? Firmosin për një tjetër koalicion opozitar

EMRAT/ 3 deputetë të PD “tradhtojnë” Berishën? Firmosin për një tjetër koalicion opozitar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al