Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Financial Times shkrim për Edi Ramën: Reputacioni i tij jashtë vendit është dëmtuar nga kontaktet me McGonigal, akuzohet se përndoqi opozitën

Editor by Editor
March 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Financial Times shkrim për Edi Ramën: Reputacioni i tij jashtë vendit është dëmtuar nga kontaktet me McGonigal, akuzohet se përndoqi opozitën
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta britanike “Financial Times” ka publikuar një artikull për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se reputacioni i këtij të fundit ka rënë ndjeshëm jashtë vendit, për shkak të kontakteve me ish-drejtorin e FBI, Charles McGonigal.

“Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është dëmtuar gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.

Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska”, thotë artikulli.

Gazetari Marton Dunai shkruan dhe për luftën ndaj krimit, drogën nga vendet e Amerikës Latine dhe kamerat spiune që u hoqën nga policia në Shkodër. Gjithsesi, fokusi kryesor i shkrimit mbetet rasti i McGonigal, që shkaktoi një furtunë zhvillimesh dhe në Tiranë.

“Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendon se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët.

McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare dhe më pas ka kaluar informacione nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare”, vijon artikulli i Financial Times.

Lideri i opozitës shqiptare dhe ish-presidenti Sali Berisha

Po ashtu, gazetari i medias britanike të biznesit ka pyetur dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shprehur se futja e tij në listën e zezë nga SHBA ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal.

“Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në 2021 ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal. Vendimi i SHBA-së, “tetë vjet pasi u largova nga pushteti . . . bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha ai për FT.

Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se çështja McGonigal nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është “përdorur si kok turku nga shumë individë në Shqipëri që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë”, – thuhet dnër të tjera në artikullin e Financial Times.

Previous Post

Fatjon Murati në arrati, dështon seanca në Gjykatën e Tiranës

Next Post

Rrahën barbarisht shqiptarin e burgosur, lirohen 4 policët grekë: Kërkuam falje

Next Post
Rrahën barbarisht shqiptarin e burgosur, lirohen 4 policët grekë: Kërkuam falje

Rrahën barbarisht shqiptarin e burgosur, lirohen 4 policët grekë: Kërkuam falje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al