Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jam e helmuar në shpirt”, flet nëna e Erisilda Abedinit, zbulon lidhjen e dy vajzave me Klevis Ruçajn

Editor by Editor
March 14, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
“Jam e helmuar në shpirt”, flet nëna e Erisilda Abedinit, zbulon lidhjen e dy vajzave me Klevis Ruçajn
0
SHARES
261
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut, ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë.

Mira, punonjëse e policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tha se Sikela Përroj dhe Klevis Ruçaj ishin kushëri të parë, dhe se Erisilda ishte shoqe me Sikelën dhe do të shkonin së bashku të blenin një bluzë.

Ajo tha se ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogël. Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit. “E helmuar në shpirt” siç ajo e nis dhe e mbyll këtë rrëfim të dhimbshëm, tregon për revistën “Story”, bisedën e fundit me të bijën, e cila atë pasdite do të shkonte në qendrën tregtare për të blerë një bluzë, por s’u kthye më.

22-vjeçarja ndodhej brenda “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e që për shkak të shpejtësisë së lartë humbi kontrollin duke thyer barrierat e rreth rrotullimit të TEG-ut dhe duke rënë në autostradën Tiranë-Elbasan. Si pasojë e përplasjes ndërruan jetë në vendngjarje 22-vjeçarja Abedini, shoqja e saj 23-vjeçare, Sikela Perroj, si dhe drejtuesi i mjetit, Ruçaj, i cili ndërroi jetë më pas në spital, shkruan story.al.

Si u gjend vajza juaj në makinë “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari i ndjerë, Klevis Ruçaj? Me cilin nga dy personat kishte miqësi?
E vërteta është se shoferi me vajzën që ndodheshin në makinë ishin kushërinj të parë (fëmijë tezesh). Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në TEG, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpi. Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjedia.

Ishe në dijeni se ku do shkonte atë ditë, dhe kur folët për herë të fundit?
Unë jam prej 16 vitesh punonjëse policie pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kam folur në drekë me vajzën, kur jam nisur për punë pasi atë ditë isha turni i dytë. Vajza ime Sisi do të shkonte në TEG për të blerë një bluzë, për të cilën ia dhashë unë lekët.

Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat?

Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk mora përgjigje. Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?. “Flasim nga afër”- më tha…

Telefoni i vajzës dilte i hapur?
Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut.
Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë?
Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

Çfarë marrëdhënieje kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje?
Vajza nuk kishte shok, as lidhje. Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqe.

Vajza juaj kishte ëndrra për të qenë pjesë e botës së televizionit. Çfarë synimesh kishte për të ardhmen?
E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentare. Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzë. Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familje.

Pas aksidentit, fotot e vajzës suaj dhe dy të rinjve të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik pushtuan rrjetet sociale. Si mund ta gjejë forcën një nënë e vrarë në shpirt si në rastin tuaj, për të dhënë mesazhin e saj për të rinjtë?
Komunikimi me ju ka qenë i pari. Rrjetet sociale nuk i kam parë se jam e helmuar në shpirt. Nuk kam mundur dot t’i përgjigjem asnjë telefonate, nga miqtë, shoqëria apo kolegët. Nuk mundem, jam e bllokuar totalisht!

Previous Post

VIDEO/ Hadërgjonaj mbështet publikisht Luizin: Lutemi për ty, ishallah e fiton

Next Post

“Donte t’i hiqte të gjithë”! Kush ishte mesazhi i killerit të “Don Boskos”?

Next Post
“Donte t’i hiqte të gjithë”! Kush ishte mesazhi i killerit të “Don Boskos”?

“Donte t’i hiqte të gjithë”! Kush ishte mesazhi i killerit të “Don Boskos”?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Klima e Biznesit: DASH Publikon Raportin për Shqipërinë, Tregon për Ekonomi të Qëndrueshme Por me Sfida Strukturale përpara

Klima e biznesit: DASH publikon raportin për Shqipërinë, duke theksuar se ekonomia është në rritje, por informaliteti po dëmton konkurrencën.

September 27, 2025

“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Publikohet raporti i DASH mbi ndikimin e klimës në biznes

September 27, 2025
U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal: zbulohet lidhja mes Fatjon Prendit dhe Alfons Ndocit, të dënuarit që humbi jetën në burgun grek.

LAJME

Klima e biznesit: DASH publikon raportin për Shqipërinë, duke theksuar se ekonomia është në rritje, por informaliteti po dëmton konkurrencën.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2025, duke vlerësuar stabilitetin...

Read moreDetails
Klima e Biznesit: DASH Publikon Raportin për Shqipërinë, Tregon për Ekonomi të Qëndrueshme Por me Sfida Strukturale përpara

Klima e Biznesit: DASH Publikon Raportin për Shqipërinë, Tregon për Ekonomi të Qëndrueshme Por me Sfida Strukturale përpara

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Publikohet raporti i DASH mbi ndikimin e klimës në biznes

September 27, 2025
U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal: zbulohet lidhja mes Fatjon Prendit dhe Alfons Ndocit, të dënuarit që humbi jetën në burgun grek.

U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal: zbulohet lidhja mes Fatjon Prendit dhe Alfons Ndocit, të dënuarit që humbi jetën në burgun grek.

September 27, 2025
Zbulohet lidhja e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që humbi jetën në burgun grek

Zbulohet lidhja e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që humbi jetën në burgun grek

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Klima e Biznesit: DASH Publikon Raportin për Shqipërinë, Tregon për Ekonomi të Qëndrueshme Por me Sfida Strukturale përpara

Klima e biznesit: DASH publikon raportin për Shqipërinë, duke theksuar se ekonomia është në rritje, por informaliteti po dëmton konkurrencën.

September 27, 2025
Klima e Biznesit: DASH Publikon Raportin për Shqipërinë, Tregon për Ekonomi të Qëndrueshme Por me Sfida Strukturale përpara

Klima e Biznesit: DASH Publikon Raportin për Shqipërinë, Tregon për Ekonomi të Qëndrueshme Por me Sfida Strukturale përpara

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al