Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Emirjon Senja/ Në Shqipëri të kushton shumë ndershmëria

Editor by Editor
March 13, 2023
in AKTUALITET, Mendim i Lire
0
Nga Emirjon Senja/  Në Shqipëri të kushton shumë ndershmëria
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

/Nga Emirjon Senja- Gazetar/

Kostoja e të jetuarit ndershëm!

Në Shqipëri të kushton shumë ndershmëria.

Kushton aq shumë të jetosh ndërshem dhe me dinjitet sa mund të paguash deri edhe me jetë këtë “mëkat”.

Kostoja e ndershmëisë fillon si një taksë e përhershme që duhet të paguash sa herë zgjedh të mos prishësh radhën; kur shlyen taksat, faturat, apo kur zbaton rregullat e qarkullimit rrugor, kur beson te sistemi dhe shteti që presupozohet që është aty për të të zgjedhur hallin, pasi përherë ka kodoshë që do të përfitojnë në këto raste duke i dhënë një shuplakë të mirë egos tënde, e cila në çdo rast duhet të përmbahet që të mos lesh kalamajtë rrugëve.

Kostoja vazhdon e rritet teksa për shkak se vendi është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, ti nuk investon dot për të bërë një biznes, ashtu pra, ndershëm, pasi ai përballë apo anash është i gatshëm të investojë dyfishin apo trefishin tënd, pa patur frikë se mund të falimentojë pasi e do vetëm për të printuar fatura duke të çuar kot kursimet e jetës.

E nëse për ty ishin kursimet e jetës, për atë anash apo përballë ishte një “rrugë” apo një “goditje” në sistemin e kalbur që kemi ndërtuar, me të korruptuar, rryshfetçinj e matrapazë, me sytë e shkuqur gjak, në pritje të presë së radhës.

Për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar në treg nga flukset e mëdha të parasë së zezë, babëzisë së përgjithshme që na karakterizon, tangërllëkut, por edhe padijes së theksuar, po paguajmë çmime të llahtarshme për një metër katror apartament, për ushqime, makina, veshmbathje, etj.

Sërish, ti që je i ndershëm dhe ke të ardhura modeste apo normale do të duhet të jetosh me kutin e atyre “anash apo përballë” duke përballur çmime dhe kosto jetese si në shtetet më të zhvilluara në botë.

E nëse ke zgjedhur të jesh biznesmen i ndershëm, lloj lloj banditi të troket në derë duke kërkuar taksën e tij, përpos rryshfetit që është kthyer në normë sa herë që ata me kravata apo me bexha të futen në zyra.

E sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, ti do të jetosh me dinjitet duke punuar, me djersën e ballit si i thonë llafit, por sërish “ata anash apo përballë” nuk të lenë duke të vrarë në vendin e punës, ashtu egërsisht, krejtësisht pa faj, siç vranë mbrëmë Mimozën, e siç mund të na vrasin secilin prej nesh nesër në lokal, rrugë, dyqan, qendër tregtare, zyrë, kudo!

Sa më është dhimbsur ajo zonjë fisnike mbrëmë!

Previous Post

VIDEO/ Funerali i britanikut kthehet në luftë me thika e sëpata mes familjeve të vjetra rivale

Next Post

“Do shkoj në shtëpi të kujdesem për nënën”, Anila Hoxha jep detajet: Fatjon Murati, i lirë për faj të gjyqtarëve

Next Post
“Do shkoj në shtëpi të kujdesem për nënën”, Anila Hoxha jep detajet: Fatjon Murati, i lirë për faj të gjyqtarëve

"Do shkoj në shtëpi të kujdesem për nënën", Anila Hoxha jep detajet: Fatjon Murati, i lirë për faj të gjyqtarëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al