Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Transportonin 260 kg drogë me “Camper-a” luksozë, arrestohen 4 persona në Vlorë, 5 të tjerë në kërkim

Editor by Editor
March 13, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
EMRAT-VIDEO/ Transportonin 260 kg drogë me “Camper-a” luksozë, arrestohen 4 persona në Vlorë, 5 të tjerë në kërkim
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 260 kg lënde narkotike kanabis sativa e cila po transportohej me automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune.

Si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas rumunë, më konkretisht shtetasit: Mariu Cimpeanu, 20 vjeç, Mihaela Cimpeanu, 20 vjeçe, Florin Tucan, 24 vjeç dhe Andreea Pislaru, 21 vjeçe. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Autorët kishin si qëllim transportin e drogës drejt Greqisë.

Burime bëjnë me dije se 5 shtetasit e shpallur në kërkim janë shqiptarë dhe “turistët” rumunë vepronin për ta.

Njoftimi:

Sekuestrohen 260 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjetet kamper që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, me zëvendësdrejtorin për hetimin e krimeve, të qarkut, dhe shefin e seksionit të narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “CAMPER”.

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”.

Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.

Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Vlen të theksohet se strukturat e DVP Vlorë, muajt e fundit, janë angazhuar maksimalisht, falë dhe bashkëpunimit dhe besimit të qyetarëve, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për goditjen e kultivimit në ambiente të mbyllura dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Sigurojmë qytetaret se Policia e Shtetit është në shërbim të tyre dhe shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht, me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Previous Post

VIDEO/ Shoqja e Sikelës tregon momentet e fundit të së resë përpara aksidentit tragjik

Next Post

‘Flirti’ Jori-Luiz, reagon sërish Beniada: Çfarë këshillash i dhashë mikeshës sime para se të hynte në BBV

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Takimi i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian me Albin Kurtin dhe Donika Konjufcën: Sorensen thekson fokusin në përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian me Albin Kurtin dhe Donika Konjufcën: Sorensen thekson fokusin në përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

February 24, 2026
Katër vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, von der Leyen shpall 100 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në vend.

Katër vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, von der Leyen shpall 100 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në vend.

February 24, 2026
Moti ekstrem ndalon aktivitetin në SHBA: Më shumë se 5000 fluturime të anuluara pas stuhisë së borës, energjia ndërpritet për mbi 600 mijë shtëpi.

Moti ekstrem ndalon aktivitetin në SHBA: Më shumë se 5000 fluturime të anuluara pas stuhisë së borës, energjia ndërpritet për mbi 600 mijë shtëpi.

February 24, 2026
Rekrutimi nga Epstein me premtimin për t'u bërë modele: Dëshmia shqetësuese e një nga të mbijetuarave të abuzimit për izolimin në një ishull...

Rekrutimi nga Epstein me premtimin për t’u bërë modele: Dëshmia shqetësuese e një nga të mbijetuarave të abuzimit për izolimin në një ishull…

February 24, 2026
Takimi i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian me Albin Kurtin dhe Donika Konjufcën: Sorensen thekson fokusin në përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
AKTUALITET

Takimi i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian me Albin Kurtin dhe Donika Konjufcën: Sorensen thekson fokusin në përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

by timoni.al
February 24, 2026
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi takime në Kosovë me fokus në avancimin...

Read moreDetails
Katër vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, von der Leyen shpall 100 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në vend.

Katër vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, von der Leyen shpall 100 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në vend.

February 24, 2026
Moti ekstrem ndalon aktivitetin në SHBA: Më shumë se 5000 fluturime të anuluara pas stuhisë së borës, energjia ndërpritet për mbi 600 mijë shtëpi.

Moti ekstrem ndalon aktivitetin në SHBA: Më shumë se 5000 fluturime të anuluara pas stuhisë së borës, energjia ndërpritet për mbi 600 mijë shtëpi.

February 24, 2026
Rekrutimi nga Epstein me premtimin për t'u bërë modele: Dëshmia shqetësuese e një nga të mbijetuarave të abuzimit për izolimin në një ishull...

Rekrutimi nga Epstein me premtimin për t’u bërë modele: Dëshmia shqetësuese e një nga të mbijetuarave të abuzimit për izolimin në një ishull…

February 24, 2026
Tarifat e reja të Trump fillojnë të zbatohet, duke nisur me një normë fillestare prej 15%, por do të përcaktohet në 10%.

Tarifat e reja të Trump fillojnë të zbatohet, duke nisur me një normë fillestare prej 15%, por do të përcaktohet në 10%.

February 24, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Takimi i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian me Albin Kurtin dhe Donika Konjufcën: Sorensen thekson fokusin në përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian me Albin Kurtin dhe Donika Konjufcën: Sorensen thekson fokusin në përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

February 24, 2026
Katër vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, von der Leyen shpall 100 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në vend.

Katër vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, von der Leyen shpall 100 milionë euro ndihmë për sektorin e energjisë në vend.

February 24, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al