Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Luli na paska gënjyer edhe për dorëheqjen, siç gënjen për orën!’/ Ylli Rakipi debat me Gazment Bardhin

Editor by Editor
March 10, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Luli na paska gënjyer edhe për dorëheqjen, siç gënjen për orën!’/ Ylli Rakipi debat me Gazment Bardhin
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha rezulton zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht dhe është i vetmi person që mund ta çojë këtë parti në zgjedhje.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar Gazment Bardhi, i cili ka dhënë disa sqarime për atë që po ndodh në PD.

Ylli Rakipi e ka pyetur Bardhin se përse Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i kësaj partie dhe përse ai ka lëshuar autorizime për ngjarje që do të ndodhnin një vit më pas dhe ka “parashikuar” që PD nuk do të kishte kryetar partie për 15 muaj.

Sipas deputetit, Basha ka patur kompetenca të lëshonte autorizime dhe se e ka bërë këtë, që partia të vijonte të funksiononte normalisht.

Debati në studio:

Ylli Rakipi: Lulzim Basha na paska gënjyer edhe për dorëheqjen. Si ka mundësi, si e shpjegoni ju?

Gazment Bardhi: Nuk ju ka gënjyer askush. Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen në 21 mars 2022. Mënyra si e shtroni pyetjen, krijon perceptim sikur keni zbuluar këto dy ditë këtë realitet juridik që ndodhet në Gjykatën e Tiranës. Ju e dinit edhe më parë se kryetar rezultonte zoti Basha. Ka katër ditë që po tollovitet opinioni publik…

Ylli Rakipi: Ilir Meta thotë se ai të gënjen për orën. A e ka dhënë dorëheqjen me shkrim Lulzim Basha?

Gazment Bardhi: Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen përpara kryesisë së PD, si një person publik që jep dorëheqjen para institucioneve të partisë. Nuk është hera e parë që një person jep dorëheqjen. Edhe zoti Berisha ka dhënë dorëheqjen në vitin 2013 dhe e ka bërë me deklaratë publike. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Basha në vitin 2022. Kryesia e partisë dhe institucionet e partisë kanë përgjegjësinë që pasi dorëhiqet kryetari i partisë të hapin procesin zgjedhor. Përse figuron ende zoti Basha? Nuk ka procedurë ligjore që një dorëheqje dërgohet për regjistrim në gjykatë. Në gjykatë kërkohen ndryshime me aktin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Që një parti të konsiderohet e ligjshme, është kryetari i partisë. Nuk mund të jetë partia pa kryetar. Gjykata regjistron kryetarin e ri, duke fshirë kryetarin e vjetër. Edhe sikur kryesia e partisë ti drejtohej Gjykatës së Tiranës, nuk do të kishte gjyqtar që të mund ta regjistronte për një arsye teknike.

Ylli Rakipi: Larg qoftë kryetari i një partie ndërron jetë. Çfarë ndodh, shkon partia në zgjedhje me kryetar të vdekur?

Gazment Bardhi: Prandaj partia ka zëvendës të kryetarit dhe rregulla ligjore se cfarë ndodh në momentin kur kryetari nuk është në detyrë. Zoti Basha ka treguar përgjegjshmëri të lartë në raport me funksionimin e partisë. Në momentin që ka dhënë dorëheqjen, ka qenë proces i menduar javë përpara dhe ka lënë autorizimet e domosdoshme që me largimin e tij të mos merrte me vete funksionimin normal të PD.

Ylli Rakipi: Autorizimi që ka lëshuar zoti Basha për zgjedhjen e vitit 2023. Ky dokument, përse nuk është protokolluar në parti?

Gazment Bardhi: Sipas statutit të PD, aktet e protokollueshme janë vendimet e kryesisë ose Këshillit Kombëtar, ose urdhërat dhe udhëzimet e kryetarit. Nuk është rasti i tillë, ndaj nuk është protokolluar. Është regjistruar, ka datë dhe vulën e partisë.

Previous Post

Aksidenti i rëndë në Tiranë, Kleviç Ruçaj kishte marrë patentën një vit më parë, Policia e kishte ndëshkuar 5 herë

Next Post

Digjet godina 2-katëshe në Librazhd, njihej si “shtëpia e pritjes”

Next Post
Digjet godina 2-katëshe në Librazhd, njihej si “shtëpia e pritjes”

Digjet godina 2-katëshe në Librazhd, njihej si “shtëpia e pritjes”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025
Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

November 8, 2025
Marrin masa për konfiskimin e 13 pasurive të paluajtshme në Lezhë, të dyshuara për përfitim nga veprimtari kriminale, vendim nga GJKKO.

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë–Milot, dy të vdekur.

November 8, 2025
Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…
KRYESORE

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

by timoni.al
November 8, 2025
0

Vijon intensivisht puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara nga aktivitete kriminale. Policia e Vlorës...

Read moreDetails
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025
Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

Ekstradohet në Shqipëri Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh

November 8, 2025
Marrin masa për konfiskimin e 13 pasurive të paluajtshme në Lezhë, të dyshuara për përfitim nga veprimtari kriminale, vendim nga GJKKO.

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë–Milot, dy të vdekur.

November 8, 2025
Depo parfumerish në Turqi përfshihet nga zjarri, 6 viktima dhe 2 të plagosur

Depo parfumerish në Turqi përfshihet nga zjarri, 6 viktima dhe 2 të plagosur

November 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

Sekuestrohen pasuri prej 12 milion eurosh në Sarandë: dy hotele, lokale dhe apartamente nën hetim…

November 8, 2025
Analiza: Si do të ndikojnë kritikët e BE-së në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë?

Thellohet tensioni mes Rusisë dhe Serbisë, Moska: Vuçiç flet ndryshe me ne dhe ndryshe me Perëndimin!

Rusia shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është në një situatë të vështirë përballë Mosës dhe Perëndimit.

November 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al