Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ “Demat e kuq” fitojnë mes “tymit”, Partizani befason Tiranën në “derbin e titullit”

Editor by Editor
March 6, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Sport
0
VIDEO/ “Demat e kuq” fitojnë mes “tymit”, Partizani befason Tiranën në “derbin e titullit”
0
SHARES
162
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar në stadiumin “Air Albania”, beteja mes rivalëve historikë të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, me “demat e kuq” që triumfuan mes një atmosfere kaotike, por dhe të mrekullueshme nga ana tjetër.

Ndeshja si “zakonisht” nisi me incident, me tifozët e Tiranës që provokuan kundërshtarët duke qëlluar me kapsolla portierin Rexhepi, veprim ky që nuk la pa u falur nga tifozat e Partizanit, të cilët u kundërpërgjigjën duke hedhur kapsolla në drejtim të portierit Bekaj.

Mirëpo, kjo gjë nuk ndikoi aspask në anën futbollistike. Ndeshja nisi e zjarrtë dhe vetëm pas 20 minutash “demat e kuq” gjetën avantazhin, ku pas një krosimi të bukur në zonën “bardheblu”, nigeriani Christian Mba kërceu më lart se të tjerët duke zhbllokuar sfidën e duke ngritur në këmbë tifozët e “kuq”.

Mirëpo fundi i pjesës së parë si dhe fillimi i pjesës së dytë foli vetëm për ultrasit. Flakadanë, fishekzjarre dhe kapsolla të hedhura në stadiumin “Air Albania” detyruan përgjegjësit e sfidës të ndërprenin ndeshjen në 2 momente derisa të arrinin në qetësimin e tifozerive.

Për t’i dhënë goditjen fatale Tiranës mendoi i sapofuturi në lojë në minutën e 79’-të, Tedi Cara, i cili vetëm pas 1 minute në fushën e lojës përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Tiranës dhe “vulos” fitoren e radhës në “derbin e kryeqytetit”, fitore kjo që e katapulton Partizanin në vendin e parë të renditjes së kampionatit, por me pikë të barabarta me “bardheblutë” e vendit të dytë.

Previous Post

Mos shkel më në Librazhd/ Deputetin e Alibeajt e përzënë nga qyteti i tij. Se mbështet më askush

Next Post

Shtyhet finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 2”?

Next Post
Shtyhet finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 2”?

Shtyhet finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 2”?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al