Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si lirohen nga qelia bosët shqiptarë të krimit në Dubai?

Editor by Editor
February 28, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Si lirohen nga qelia bosët shqiptarë të krimit në Dubai?
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në shumë raste, policia shqiptare ka njoftuar arrestimin  e pjesëtarëve të grupeve kriminale në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndonëse pritet ekstradimi i tyre, asnjë nuk ka mbërritur në Shqipëri në pranga.

Edhe arrestimi i Dritan Shkëmbit pak ditë më parë si pjesë e organizatorëve që i bënë atentat ish-prokurorit Ndoj pritet të përfundojë si të gjitha arrestimet e tjera të këtij lloji.

Mbajtja në qeli për disa ditë dhe më pas lirimi, por ky nuk është i vetmi arrestim i eksponentëve të krimit shqiptarë në Dubai ku mesa duket kanë gjetur parajsën e munguar të lirisë. Në vitin 2020, ish-pjesëtari i bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, u arrestua në Dubai për llogari të shtetit shqiptar.

Ndonëse operacioni në Shqipëri u kodua “Asgjë nuk harrohet”, arrestimi i Dervishajt u harrua brenda tre ditëve. Në mungesë të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve Dervishaj edhe pse është në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut u la i lirë.

Viti 2020 pasoi dhe me arrestimin e Eldi Dizdarit i konsideruar si një ndër personat më me influencë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. I arrestuar gjatë operacionit Los Blancos dhe në kërkim ndërkombëtar dhe nga Italia sërish Dizdari arriti të lerë qelitë e burgut. Një vit më pas, Mikael Qosja i njohur dhe si Kamani, i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e trefishtë të Enea Alibej, Albert Dylgjerit dhe turkut, Erdal Duranay në vitin 2018 në Elbasan, u arrestua në Dubai.

Nuk do të pasonte shumë dhe ai u lirua ndërsa autoritetet atje i sekuestruan pasaportën duke mos e lënë të dalë nga Emiratet e Bashkuara. Veç arrestimeve në Dubai dyshohet se strehohen edhe emra të tjerë të bandave famëkeqe shqiptare, të cilët mesa duket kanë ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal edhe atëherë kur arrestohen./ A2

 

Previous Post

FOTO/ Nadir Çausholli dhe “CFO Pharma” po “dërrmojnë” shqiptarët, aksidenti tragjik që ndodhi sot në Tiranë

Next Post

FOTO/ Kejvina Kthella reagon ashpër ndaj deklaratave të babait të Krisitit: Zoti çapaçul Aliaj…

Next Post
FOTO/ Kejvina Kthella reagon ashpër ndaj deklaratave të babait të Krisitit: Zoti çapaçul Aliaj…

FOTO/ Kejvina Kthella reagon ashpër ndaj deklaratave të babait të Krisitit: Zoti çapaçul Aliaj...

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al