Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës.
Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.
‘Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse shoferi kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Xhoi i kishte thënë se’ kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo.’
Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt.
Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu detajet nëna e Joy-t.
Sipas nënës së vajzës shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.
“Të martën, Xhoi Brenda (Shoqja e Xhoit) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Xhoi Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Xhoi Brenda i thotë ‘është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë.
Mënyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk është e drejtë’. Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Xhoi ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”, rrëfeu nëna.