Monday, October 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbi 31 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, shifër rekord që nga 2015-ta!

Editor by Editor
February 24, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Mbi 31 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, shifër rekord që nga 2015-ta!
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Europiane të Azilantëve (EUAA), që raporton aplikimet për azil për 27 shtetet e Bashkimit Europian, aplikimet totale për azil në këto 27 vende ishin 13 mijë, me një rritje prej 16% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Nga dhjetori i vitit 2019, EUAA raporton të dhënat për 27 shtetet e Bashkimit Europian, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (MB). Kjo e fundit i raporton të dhënat veçmas. Të dhënat zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria e MB, të përpunuara nga “Monitor” treguan se në vitin 2022 kanë kërkuar azil në Britani 18,591 shtetas shqiptarë, duke shënuar një rekord historik.

Në total, për BE-27 dhe Mbretërinë e Bashkuar, aplikimet për azil në vitin 2022 arritën në 31.6 mijë persona, që është numri më i lartë që nga viti 2015 dhe shënon një dyfishim në krahasim me vitin 2021 (duke marrë të dy rajonet së bashku).

Në vitin 2015 u shënuar një numër rekord aplikimesh në vendet e BE-së (që në atë kohë përfshinte dhe Mbretërinë e Bashkuar) prej 68 mijë personash. Shifra u përgjysmua një vit më vonë dhe u luhat në nivelin e 22-25 mijë persona në 2017-2019. Viti pandemik e ndali vrullin, ndërsa nga 2021-shi nisi sërish rritja, për të arritur në 2022-n në nivelin më të lartë që nga 2015-a, ku efektin kryesor e dha fluksi i lartë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo është vetëm shifra e atyre që janë deklaruar si të ikur dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa numri real i personave që janë larguar është praktikisht i pamatshëm, pasi ka shumë që ikin me kontrata pune, kryesisht në Gjermani, apo që nuk e deklarojnë se nuk do të kthehen dhe qëndrojnë të padeklaruar.

 

Emigrimi i viteve të fundit po kthehet në një shqetësim të madh për ekonominë, duke ndikuar si në forcën e punës, ashtu dhe në konsum.

Rritje e ndjeshme e aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar

Ka një preferencë të dukshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku janë shënuar gati 60% e aplikimeve totale për azil  në BE+MB në 2022.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur mbi katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 4,574 shqiptarë.

Nga 18.6 mijë aplikime për azil në Mbretërinë e Bashkuar që u bënë në 2022, sipas të dhënave zyrtare të MB të përpunuara nga Monitor, rreth 13 mijë, apo 71% kanë arritur me varka të vogla, duke vënë në rrezik jetën.

Në total kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla rreth 45 mijë persona në vitin 2022, ku gati 30%  e tyre ishin shtetas shqiptarë.

Sipas raportit të qeverisë britanike, “Në vitin 2022, pothuajse gjysma e mbërritjeve me varka të vogla ishin nga këto 2 kombësi – shqiptarë (28%) dhe afganë (20%). Shqiptarët ishin më të spikatur nga korriku deri në shtator 2022, ndërsa afganët u bënë më të spikatur nga tetori deri në dhjetor 2022. Nga korriku deri në shtator 2022, 45% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë (9037). Megjithatë, në tetor deri në dhjetor 2022, vetëm 9% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë (1,099). Afganët ishin kombësia kryesore për mbërritjet me varka të vogla në këta 3 muaj, 33% e mbërritjeve (3,834)”./Monitor

Previous Post

Ermiona ‘zëvendëson’ Arjan Konomin, Kiara zgjedh “Përputhen”, Olta kërkon me ngulm këtë rol. Po Luizi?

Next Post

“Reagim zhgënjyes!”/ Meta kritikon Dritan Abazoviçin, për justifikimin e policisë pas dhunës ndaj Petraq Milos

Next Post
“Reagim zhgënjyes!”/ Meta kritikon Dritan Abazoviçin, për justifikimin e policisë pas dhunës ndaj Petraq Milos

"Reagim zhgënjyes!"/ Meta kritikon Dritan Abazoviçin, për justifikimin e policisë pas dhunës ndaj Petraq Milos

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

October 12, 2025
LIVE/ Sot në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale. Kurti dhe Osmani u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre, kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve nga Serbia në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sot, me një pjesëmarrje prej 32.5%. Serbia akuzohet për ndërhyrje në këtë proces.

October 12, 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

October 12, 2025
VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

October 12, 2025
Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.
Lajmi Fundit

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

by timoni.al
October 12, 2025
0

Një incident i rëndësishëm ka ndodhur sot në Kosovë, konkretisht në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime....

Read moreDetails
LIVE/ Sot në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale. Kurti dhe Osmani u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre, kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve nga Serbia në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sot, me një pjesëmarrje prej 32.5%. Serbia akuzohet për ndërhyrje në këtë proces.

October 12, 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

October 12, 2025
VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

October 12, 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti votoi dhe theksoi rëndësinë e vendimeve për katër vitet e ardhshme në komunat e vendit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti votoi dhe theksoi rëndësinë e vendimeve për katër vitet e ardhshme në komunat e vendit.

October 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

October 12, 2025
LIVE/ Sot në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale. Kurti dhe Osmani u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre, kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve nga Serbia në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sot, me një pjesëmarrje prej 32.5%. Serbia akuzohet për ndërhyrje në këtë proces.

October 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al