Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkarkohet gjyqtarja që liroi nga burgu Lul Berishën

Editor by Editor
February 23, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Shkarkohet gjyqtarja që liroi nga burgu Lul Berishën
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë duke shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Durrësit Anita Mici.

Anita Mici u konfirmua në detyrë më 4 gusht 2020, pasi trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin, vlerësoi se bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, si dhe në bindjen e brendshme, subjekti kishte arritur të provonte pretendimet e saj për gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit.

Por roli i Micit për lirimin e parakohshëm të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha nuk u kalua lehtë. Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK-së dhe sot KPA e shkarkoi nga detyra.

Çfarë ndodhi në KPK?

Një ndër çështjet për të cilat është u ngrit shkak nga Komisioneri Publik ishte vendimmarrja e Gjykatës së Apelit Durrës lidhur me lirimin e parakohshëm të kreut të ‘Bandës së Durrësit’, Lulzim Berisha, ku gjyqtarja Anita Mici ka qenë në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues.

Më 5 dhjetor 2016, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve të institucioneve të vuajtjes së dënimit që e përshkruanin si “të dënuar shembullor” dhe një garanci për punësimin e ofruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, që analizohen edhe në vendimin e KPK, gjykata e Apelit Durrës vulosi lirimin e Lulzim Berishës.

I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha qëndroi fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg nga dënimi i tij prej 25 vitesh për vepra penale të rënda. Aktualisht ai është në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.

Previous Post

Prag tragjedie në Klos! Thyhet dërrasa, furgoni me fëmijë ngec në urë

Next Post

Banorët e ‘Big Brother’ hapin zarfin e bardhë: Nëse flini një natë jashtë, do të vijë një surprizë për…

Next Post
Banorët e ‘Big Brother’ hapin zarfin e bardhë: Nëse flini një natë jashtë, do të vijë një surprizë për…

Banorët e ‘Big Brother’ hapin zarfin e bardhë: Nëse flini një natë jashtë, do të vijë një surprizë për...

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al