Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Historia e PAZAKONTË, e vajtonin prej vitesh duke e ditur të vdekur, mësojnë se e afërmja është gjallë

Editor by Editor
February 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
VIDEO/ Historia e PAZAKONTË, e vajtonin prej vitesh duke e ditur të vdekur, mësojnë se e afërmja është gjallë
0
SHARES
202
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emineja dhe Qemali janë të ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të na prezantuar një histori aspak të zakonshme. Të ulur në mesin e publikut të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, motër e vëlla shpjegojnë një histori familjare të dhimbshme, ekzistencën e vajzës së tezes e cila dihej e vdekur për vite me radhë.

Gjyshi  dhe gjyshja e tyre kanë patur 8 fëmijë, 4 vajza e 4 djem.  Emineja dhe Qemali janë vajza dhe djali i Dijes, vajzës së madhe. Vajza e tretë, Qefserja, sipas informacioneve të Eminesë ka vdekur në lindje në moshën 21-vjeçare duke lënë pas një vajzë. Vajzën e morën gjyshërit nga i ati sepse në anën e së ëmës vajtonin bijën e vdekur. Kur ata patën mundësinë ta kërkonin, morën përgjigjen që vajza nuk ekzistonte sepse ajo kishte vdekur.

Por pas kaq shumë vitesh, familja ka mësuar se e afërmja e tyre është gjallë.

Emine: Unë di këtë tani se mamaja ime…

Ardit Gjebrea: E ka ndierë që ishte gjallë.

Emine: Shumë, edhe të dyja tezet se i shihja kur pinin kafe të treja bashkë dhe qanin po unë atëherë isha e vogël dhe nuk arrija ta kuptoja se isha 7 vjeçe. Një ditë prej ditësh, më thotë mamaja do vish me mua, shkuam atje, mami trokiti te një derë, na doli një zonjë me shami, një durrsake, ishte e moshës jo sa nënëa ime, ishte e madhe. Nuk na ftoi që të futeshim brenda dhe nëna më tha “largohu, luaj me fëmijët” aty dhe unë u largova se fëmijë, nuk dija se si. Pas 5 minutash dëgjoj që mamaja ime qante me ngashërimë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Emine: Nuk e mora vesh sepse dhe më mori për dore dhe më tha, “hajde me mamin”. I thashë çfarë ke që qan, të rrahu? “Ajo më vrau” tha, “jo më rrahu” dhe qante gjatë gjithë rrugës.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk e ke zbuluar kurrë se çfarë ishte?

Emine: Jo, më vonë kur u rrita më thotë mami që “të kujtohet që kemi shkuar atje?”  Po, i thashë unë, tha “ajo ka qenë shtëpia e tezes tënde dhe motrës time që më ka vdekur dhe unë shkova të pyes nëse vajzën e kanë ose s’e kanë”

Previous Post

“Syri i krimit”, policia çmonton edhe 20 kamera të tjera

Next Post

Moti i keq në Brazil, 36 të vdekur dhe 228 persona mbeten të pastrehë

Next Post
Moti i keq në Brazil, 36 të vdekur dhe 228 persona mbeten të pastrehë

Moti i keq në Brazil, 36 të vdekur dhe 228 persona mbeten të pastrehë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al