Monday, October 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Partia e Lirisë thirrje popullit: Më 11 shkurt, të gjithë në bulevard kundër regjimit mafioz!

Editor by Editor
February 7, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Partia e Lirisë thirrje popullit: Më 11 shkurt, të gjithë në bulevard kundër regjimit mafioz!
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 shkurt, në Tiranë. Opozita thotë se kryeministri Edi Rama është nën akuzë për implikimin e tij në aferën “McGonigal”.

“Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.

Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit”, thotë Blushi.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Edi Rama është sot nën akuzë dhe i faktuar botërisht për implikimin e tij të drejtpërdrejtë në aferën korruptive shtetërore “McGonigal”. Akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane për:

– Shpërdorim të detyrës;

– Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë;

– Minimin mafioz të pluralizmit politik;

– Trafik të paligjshëm influencash;

– Korrupsion aktiv;

i vënë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë superskandal, që meriton të hetohet sa më parë nga SPAK, e ngritur posaçërisht për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore.

Në dritën edhe të fakteve të reja të pakundërshtueshme dhe shokuese të publikuara çdo ditë nga mediat amerikane, në veçanti nga prestigjozet Neë York Times dhe CNN, është tashmë e provuar se mes Edi Ramës dhe McGonigal nuk ka patur kurrë një bashkëpunim për çështje rajonale siç gënjen publikisht Kryeministri, por vetëm një aferë të zezë mafioze, personale dhe politike, për të asgjësuar, me paratë e korrupsionit qeveritar, demokracinë, pluralizmin politik dhe shtetin ligjor në Shqipëri.

Një biznes i vërtetë, prapa të cilit fshihen edhe liçenca për shpime nafte për subjekte të lidhura me çështjen, që fakton një tjetër akuzë, të bërë më herët edhe nga opozita, për trajtimin e Shqipërisë dhe pasurive publike të shqiptarëve, si plaçkë trafiku dhe pronë private të Edi Ramës.

Në kushtet kur edhe Senati dhe Kongresi në SHBA po kërkojnë me forcë hetimin e gjithëanshëm të aferës ku është implikuar një ish-zyrtar i lartë i FBI, i bëjmë thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet për Kryeministrin Rama, i cili po përpiqet në këtë periudhë të shkatërrojë provat, të intimidojë dhe shantazhojë dëshmitarët dhe të pengojë me çdo mjet antidemokratik kërkesën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe llogaridhënie para Kuvendit, nëpërmjet interpelancës dhe një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e kësaj afere mafioze, me dimensione të mëdha, që rrezikon rëndë Sigurinë Kombëtare dhe ka cenuar si kurrë më parë marrëdhëniet miqësore dhe aleancën strategjike me SHBA.

Është detyrim kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, të pranojë kërkesën e opozitës me 13 pyetje për interpelancë me Kryeministrin dhe për të nisur pa vonesë pranimin e kërkesës tjetër për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë veprimtarinë antikushtetuese dhe të paligjshme të Edi Ramës, që prej kohësh e ka kthyer institucionin të cilin drejton në një çerdhe korrupsioni, nepotizmi, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave.

Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.

Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit.

Previous Post

EMRAT+VIDEO/ Do vrisnin një person, vihen në pranga 3 të rinj. Zbulohet e shkuara e tyre e errët

Next Post

VIDEO/ Kur je luftarak që në nisje të jetës/ Nxirret i gjallë pas 29 orësh nga rrënojat fëmija 2 muajsh (Pamjet që thyejnë rrjetin)

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Creative Productions, studioja shqiptare që po vendos standardet e reja të marketingut vizual dhe digjital

Creative Productions, studioja shqiptare që po vendos standardet e reja të marketingut vizual dhe digjital

October 13, 2025
Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

October 13, 2025
VIDEO/ Momente historike në Izrael! IDF dorëzon shtatë pengjet e para të Hamasit, Trump mbërrin në Tel Aviv

VIDEO/ Momente historike në Izrael! IDF dorëzon shtatë pengjet e para të Hamasit, Trump mbërrin në Tel Aviv

October 13, 2025
Trump niset drejt Izraelit! Gjest mirënjohjeje në breg të detit, vizatohet skica e profilit të presidentit amerikan: FALEMINDERIT

AKTUALITET

Creative Productions, studioja shqiptare që po vendos standardet e reja të marketingut vizual dhe digjital

by Editor
October 13, 2025
0

Në një treg ku kreativiteti dhe cilësia janë çelësi i suksesit, Creative Productions po spikat si një ndër studiot më profesionale në...

Read moreDetails
Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

October 13, 2025
VIDEO/ Momente historike në Izrael! IDF dorëzon shtatë pengjet e para të Hamasit, Trump mbërrin në Tel Aviv

VIDEO/ Momente historike në Izrael! IDF dorëzon shtatë pengjet e para të Hamasit, Trump mbërrin në Tel Aviv

October 13, 2025
Trump niset drejt Izraelit! Gjest mirënjohjeje në breg të detit, vizatohet skica e profilit të presidentit amerikan: FALEMINDERIT

Trump niset drejt Izraelit! Gjest mirënjohjeje në breg të detit, vizatohet skica e profilit të presidentit amerikan: FALEMINDERIT

October 13, 2025
Sfidohen partitë politike, BIRN: Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Sfidohen partitë politike, BIRN: Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

October 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Creative Productions, studioja shqiptare që po vendos standardet e reja të marketingut vizual dhe digjital

Creative Productions, studioja shqiptare që po vendos standardet e reja të marketingut vizual dhe digjital

October 13, 2025
Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

October 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al