Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shtatë herët që “New York Times” përmend emrin e Ramës për dosjen “McGonigal”

Editor by Editor
February 3, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Shtatë herët që “New York Times” përmend emrin e Ramës për dosjen “McGonigal”
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta e njohur amerikane “New York Times” i ka kushtuar sot një artikull të gjatë dosjes “McGonigal” ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Shkrimi pasqyron gjithçka që dihet dhe detaje të reja nga hetimet për dosjen, rolin e Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës. Por si lakohet emri i Edi Ramës në shkrimin e gjatë të “NYT”-së?

“Ndërsa ishte ende në FBI McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington” thuhet në shkrim.

“Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator”vijon më tej artikulli, pavarësisht asaj që luhej dhe raportit që kishte krijuar me agjentin e FBI-së. Për të komunikuar me Edi Ramën, “NYT” thotë se “McGonigal gjithashtu përdorte adresën e emailit të FBI dhe telefonin zyrtar për çështjet që lidheshin me Shqipërinë” shkruan gazeta.

“McGonigal u akuzua se u takua me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë në shumë raste, ndërsa tentoi të ndihmonte biznesin e bashkëpunëtorit të tij në Evropën Lindore. Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij atje nga kolegët, thanë ish-zyrtarët”.

Mbrëmë Edi Rama, tha se McGonigalin vendosi ta takonte pas një mesazhi që kishin shkëmbyer. Por në shkrim thuhet se “Në shtator 2017, Dorian Ducka, i përshkruar në aktakuzën e Washington si personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama”.

Dosja e lobimit kundër opozitës zë gjithashtu hapësirë. “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua sërish me kryeministrin dhe z. Ducka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin. Vetëm disa ditë përpara se z. McGonigal të kontaktonte prokurorin, më 14 nëntor, z. Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha“.

Për ish-agjentin shqiptar, “NYT” thotë se ka kryer disa transferta për të. “Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov, që akuzohen se kanë dhunuar sanksionet e SHBA dhe kanë pastruar para, u paguan 218 mijë dollarë për tre muaj nga një kompani guaskë në Qipro përmes një banke ruse.

Zoti McGonigal e rregulloi që pagesat të merreshin përmes kompanisë së një miku në Nju Xhersi, duke falsifikuar nënshkrimin e mikut në kontratë, thanë prokurorët. Ai mik ishte zoti Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare që është në qendër të akuzave të ngritura nga prokurorët e Uashingtonit, sipas një personi që ka njohuri për hetimet” thuhet në shkrim.

Previous Post

VIDEO/ PD bëhet bashkë! 44 firma për komisionin “McGonigal”, Boçi: Rama do të vijë si “Çeçua”

Next Post

VIDEO/ Një banor mund të fitojë 2500 euro, Vëllai i Madh u jep super-sfidën që nuk është luajtur ndonjëherë në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

December 19, 2025
Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

“Përballja me regjimin e Maduros si një alternativë”/ Shtetet e Bashkuara intensifikojnë presionin ndaj Venezuelës, Trump: Nuk e heq mundësinë nga tavolina

Sulmi në Tajvan rezulton me 3 të vdekur dhe 9 të plagosur/ Autori 27-vjeçar hap zjarr në metro dhe më pas humb jetën, dyshohet se…

AKTUALITET

by timoni.al
December 19, 2025
0

Kim Kardashian ka mahnitur ndjekësit me një dekor të pabesueshëm për festat në rezidencën e saj luksoze në Hidden Hills,...

Read moreDetails
Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

December 19, 2025
“Përballja me regjimin e Maduros si një alternativë”/ Shtetet e Bashkuara intensifikojnë presionin ndaj Venezuelës, Trump: Nuk e heq mundësinë nga tavolina

“Përballja me regjimin e Maduros si një alternativë”/ Shtetet e Bashkuara intensifikojnë presionin ndaj Venezuelës, Trump: Nuk e heq mundësinë nga tavolina

December 19, 2025
Sulmi në Tajvan rezulton me 3 të vdekur dhe 9 të plagosur/ Autori 27-vjeçar hap zjarr në metro dhe më pas humb jetën, dyshohet se…

Sulmi në Tajvan rezulton me 3 të vdekur dhe 9 të plagosur/ Autori 27-vjeçar hap zjarr në metro dhe më pas humb jetën, dyshohet se…

December 19, 2025
Katër gola në Vlorë, Jazxhi e ndalon festën e Flamurtarit në minutat e fundit, duke siguruar një pikë për Teutën.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

December 19, 2025
Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al