Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse pas korruptimit të zyrtarit të FBI-së qëndron Edi Rama

Editor by Editor
January 31, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
Pse pas korruptimit të zyrtarit të FBI-së qëndron Edi Rama
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dyshimet se regjimi i Tiranës ka arritur të korruptojë zyrtarin më të lartë në historinë e FBI-së, që hetohet për këtë krim, e ka vënë në një vështirësi të dukshme Edi Ramën. Ai po akuzohet se ka arritur të bëjë atë për të cilën nuk i’a kanë dalë deri më tani, as Pekini dhe Moska, duke thyer rekordin e blerjes me para të pista të shefit të kundërzbulimit të njërës prej agjencive më prestigjioze në glob.

Fillimisht, në një status të varfër në Twitter, Rama shpalli se kishte vendosur të mos merrej me budallenjtë që i hidhnin këto gurë në lumë, duke paralajmëruar se nuk do prononcohej më për këtë temë. Të njëjtën gjë bënë edhe kamikazët e tij mediatikë duke u zhdukur si me komandë nga debatet e mbrëmjes që trajtonin çështjen e Charles McGonigal. Por, kjo strategji, nuk zgjati dot as 24 orë. Miza që i digjte e bëri kryeministrin të japë shpjegime të tjera, për mikun e tij të arrestuar në Amerikë. Ai pretendoi se as vetë personalisht, as qeveria e Shqipërisë nuk kishte lidhje me akuzat që rëndonin mbi zyrtarin e arrestuar. Se, McGonigali, 225 mijë dollarët i kishte marrë si borxhe private. Se ai vetë, i njihte dy ndërmjetësit që kishin “financuar” zyrtarin e FBI-së, por ama, ata nuk kishin punuar për llogari të tij.

Lapsi.al i është drejtuar me një email zyrtar pytejesh edhe ambasadës amerikane në Tiranë edhe Departamentin të Drejtësisë në SHBA, për të mësuar mbi axhendën e ish zyrtarit të lartë të FBI-së në Tiranë, nëse ai është shoqëruar nga diplomatë në këto biseda me kryeministrin apo ato kanë qenë takime private me qëllime të tjera. Pasi pyetja më e rëndësishme është se për ç’arsye kryeministri i Shqipërisë duhet ta takonte një zyrtar të lartë të FBI-së në praninë e personave privatë, që i kishin dhënë para apo paguar udhëtimet këtij të fundit?

Por edhe me kaq informacione sa mund të lexohen në përshkrimin e detajuar të aktakuzës kundër Charles McGonigal, del e qartë, se ndryshe nga ç’pretendon kryeministri shqiptar, ai është i dyshuari kryesor për korruptimin e këtij zyrtari.

Pika më e fortë për këtë gjendet në atë paragraf të aktakuzës kundër Charles McGonigal ku dëshmohet se ai u angazhua për të investiguar në dëm të një partie të opozitës. Nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për hetimin e çështjes se pagesave që Lulzim Basha i bëri lobistit Nik Muzin. Edhe datat edhe interesi për çështjen përkojnë me periudhën kur shpërtheu ky skandal.

Pra ka një pyetje që qartëson gjithçka: çfarë leverdie do kishte një person privat si Agron Neza ti jepte 225 mijë USD Charles McGonigalit, për të hetuar kundër PD-së? Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se njeriu i interesuar të dëmtonte rivalin e tij politik, qe një dhe vetëm një: Edi Rama. Partia e tij e përdori më pas këtë çështje për të anatemuar partë ruse të Bashës dhe për të denoncuar deputetët e rublave. Pra nuk ka dyshim se Charles McGonigal është korruptuar nga regjimi i Tiranës, për ti shërbyer luftës së brendshme politike në Shqipëri. Ky version përforcohet edhe më tej në aktakuzë ku theksohet fjalë për fjalë, se në 22 janar 2018, Agron Neza, i dha zyrtarit të FBI-së informacione që i kishte marrë drejtpërdrejt nga zyra e kryeministrit. Pra njeriu që e kishte paguar me dollarë cash McGonigalin, po e furnizonte atë edhe me me informacionet që kabineti i Edi Ramës prodhonte kundër PD-së.

A mund të ketë më dyshime pas kësaj? Natyrisht që jo. Ish zyrtari tashmë i arrestuar i FBI-së, nuk ka marrë para, as për biznes, as për interesa personale, ai është paguar si lobist politik i pushtetit.

Këtë e dëshmojnë edhe fakte të tjera në aktakuzë. Kështu, ai që në dokument rezulton si dëshmitari B, por që tashmë është njohur si këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i ka paguar shpenzimet dhe udhëtimet zyrtarit të FBI-së. Po pse një njeri i afërt me Ramën, të cilin ai e ka pajisur me pasaportë diplomatike, të cilit i ka lënë të drejtën e përdorimit të një adrese emaili të kryeministrisë, u dashkërka të financoka Charles McGonigal? Natyrisht për realizimin e objektivave që i ka caktuar për të realizuar shefi.

Për të gjitha këto, jo më kot, kryeministri i Shqipërisë përmendet plot 14 herë në aktakuzë. Jo më kot ai ka bërë plot 4 takime me McGonigal, jo me tagrin e postit që ai mbane në FBI, por për ta përdorur këtë pozicion për interesa okulte lobimi.

E gjithë vija logjike e kësaj marëdhënieje të çon në një pikë: se Edi Rama është në origjinë të korruptimit të zyrtarit më të lartë të FBI-së të akuzuar ndonjëherë për këtë krim. Me anë të njerëzve të tij ai dyshohet se e pagoi atë për ta përdorur në luftën e brendshme politike të Tiranës, për të goditur opozitën dhe përforcuar pozitat e pushtetit të vet. /Lapsi.al/

Previous Post

Të shtëna me armë në Florida, plagosen 10 persona!

Next Post

“Di shumë gjëra…”! Olta kërcënon Kiarën, shoqja hidhet në sulm nga jashtë

Next Post
“Di shumë gjëra…”! Olta kërcënon Kiarën, shoqja hidhet në sulm nga jashtë

“Di shumë gjëra…”! Olta kërcënon Kiarën, shoqja hidhet në sulm nga jashtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

June 9, 2025
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

June 9, 2025
“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

AKTUALITET

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

by Editor
June 9, 2025
0

LONDËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar në Londër se aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës duhet...

Read moreDetails
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

June 9, 2025
“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

June 9, 2025
“Si thoni?” Rama rikthehet me rubrikën “Sy m’Sy”: Shihemi nesër!

“Si thoni?” Rama rikthehet me rubrikën “Sy m’Sy”: Shihemi nesër!

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

June 9, 2025
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al