Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

10 gjërat që duhet të dini mbi arrestimin e bosit të “Cosa Nostra”-s

Editor by Editor
January 18, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
10 gjërat që duhet të dini mbi arrestimin e bosit të “Cosa Nostra”-s
0
SHARES
51
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ku fshihej, kush e ndihmoi, pse po kurohej dhe sa është pasuria e tij.

1. Ku u arrestua Matteo Messina Denaro?

Matteo Messina Denaro u arrestua në rrugë, pranë një hyrje dytësore në klinikën La Maddalena. Këtë e kanë shpjeguar karabinierët e forcave speciale “Ros” gjatë konferencës për mediat mbi arrestimin e bosit të Cosa Nostra-s. Ata shpjeguan se operacioni nisi kur “ne ishim të sigurt se ai ndodhej brenda klinikës”.

Kur u kap, Messina Denaro “nuk bëri asnjë rezistencë” dhe “u deklarua menjëherë cili ishte vërtet, pa paraqitur identitetin e rremë që kishte përdorur deri në atë moment”. Kur u pyetën nëse Messina Denaro tentoi të arratisej, hetuesit thanë se “nuk kishin parë asnjë përpjekje tëtillë”.

2. Pse po kurohej?

Karabinierët sekuestruan të gjitha të dhënat mjekësore në lidhje me bosin mafioz. Në dosjegjendet i gjithë historiku mjekësor i pacientit të operuar në Marsala, fillimisht për kancerin e zorrës së trashë, dhe më pas në klinikën e Palermos për metastazat kanceroze të përhapura në mëlçi.

3. A ishte i armatosur?

Jo, nuk kishte asnjë armë me vete. “Kjo ishte në përputhje me profilin e pacientit tëzakonshëm që shkon në një klinikë”– tha zëvendësprokurori Paolo Guido. “Bosi ishte i veshur mirë, kishte me një pamje të këndshme. Ai mbante veshur rroba dhe aksesorë luksi, dhe nga kjo mund të arrijmë në përfundimin se kushtet e tij ekonomike në këtë kohë nuk ishin aspak të vështira”- shton ai. Vetëm ora që mbante në duar kushtonte 35.000 euro.

4. Kush e ndihmoi gjatë arratisë?

Sipas hetuesve, aktualisht nuk ka elementë të bashkëpunimit nga ana e stafit të klinikës. Dokumentet që përdorte duken origjinale në pamjen e parë. Nga ana tjetër hetimet sapo kanë nisur. Burri që e shoqëroi quhet Giovanni Luppino, dhe për momentin është arrestuar me akuzën e ndihmës ndaj Messina Denaros.

5. Ku është fshehur ai gjatë gjithë këtyre viteve?

“I arratisuri jetonte në shumë zona të Italisë. Kohët e fundit në provincat e Palermos dhe Trapanit”– deklaroi prokurori i Palermos, Maurizio De Lucia.

6. A do të shkojë në burg?

Po, sipas hetuesve “për momentin kushtet e tij janë të përputhshme me paraburgimin në burg”. Burgu 41 bis është tashmë gati të presë Messina Denaron.

7. Çfarë dihet për fshehjen e bosit të mafies?

Shumë pasazhe janë rindërtuar duke përdorur shënimet e vogla, që përdorte bosi për tëkomunikuar dhe që janë sekuestruara nga hetuesit. “Me njerëzit që kam vrarë mund të krijoj një varrezë me vetë”– ka shkruar ai. Ndërsa pasioni për video–lojërat në “kohën e lirë” del nga letrat e dashurisë që u dërgonte të dashurave.

8. Cili ishte emri që përdorte si mbulim?

Andrea Bonafede, lindur në Campobello di Mazara (Trapani) më 23 tetor 1963. Kjo është karta e identitetit e Matteo Messina Denaro, alias Andrea Bonafede, emri i rremë i zgjedhur gjatë fshehjes nga drejtësia. Bosi jetonte pak kilometra larg vendlindjes së tij, Castelvetrano, në Campobello di Mazara në via Marsala 54. Po sipas kartës së identitetit, me profesion ishte “topograf”. Ai është i gjatë 1.78 metra, tullac dhe me sy ngjyrë kafe. “Asnjë” shenjë të veçantë. Karta e identitetit është lëshuar më 8 shkurt 2016, dhe skadon më 23 tetor 2026.

9. Si e nisi aktivitetin mafioz?

Messina Denaro lindi në Castelvetrano (Trapani), në luginën e Belices, në vitin 1962. Babai i tij, “Don Ciccio” ishte kreu i mafies në Trapani dhe e transformoi Cosa Nostra-n duke e shkëputur atë nga tradita e grindjeve të brendshme për ta katapultuar atë në botën e biznesit. Ai ishte i lidhur nga një aleancë e ngushtë me korleonezët e Totò Riina-s. Kur ishte 20-vjeç, Messina Denaro mori pjesë aktive, së bashku me korleonezët, në luftën kundër familjeve rebele të Marsala dhe Belices, dhe u bë një ‘nxënës’ i Riina-s.

10. Sa është pasuria e tij?

Përcaktimi i pasurisë së vërtetë të Matteo Messina Denaro është i vështirë edhe për hetuesit. Por sipas një përllogaritje bazuar tek të ardhurat e një jete të kaluar mes trafikun e drogës, zhvatjeve, pastrimit të parave në sektorët më të ndryshëm, mendohet se padrino iCastelvetranos kishte prej gati 4 miliardë eurosh.

Një pjesë e pasurisë së tij u grumbullua nga investime tek burimet e rinovueshme, veçanërisht në energjinë e erës, një sektor për të cilin kujdesej sipërmarrësi nga Trapani, Vito Nicastri, ish-elektricisti i Alcamo dhe pionier i ekonomisë së gjelbër në Siçili. Pastaj është sektori i ndërtimit dhe shpërndarja në shkallë të gjerë. / La Stampa 

Previous Post

Sot finalja e Superkupës së Italisë/ Milan dhe Inter “përplasin brirët” për trofeun e madh!

Next Post

Konfindustria: Nafta duhet të ishte nën 180 LEKË! Bordi ka dy javë që po vonohet, çmimi ka rënë në bursë

Next Post
Rritet benzina, Bordi ndryshon çmimet e karburanteve

Konfindustria: Nafta duhet të ishte nën 180 LEKË! Bordi ka dy javë që po vonohet, çmimi ka rënë në bursë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

May 23, 2025
Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

May 23, 2025
Dosja/ “Nuk po na puno Sky… T’vi nesër ti jap të tjerat”, Artur Shkoza dhe Orges Molla negocionin për kokainën në Bari! Shpërndarja në ofiçina dhe shtëpia të braktisura

Dosja/ “Nuk po na puno Sky… T’vi nesër ti jap të tjerat”, Artur Shkoza dhe Orges Molla negocionin për kokainën në Bari! Shpërndarja në ofiçina dhe shtëpia të braktisura

May 23, 2025
Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

May 23, 2025
Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës
AKTUALITET

Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

by Editor
May 23, 2025
0

Drejtuesja e OPEN Data, Aranita Brahaj, ka publikuar të gjitha bizneset e Elvis Doçit, apo Visit të Pojës, i cili...

Read moreDetails
Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

May 23, 2025
Dosja/ “Nuk po na puno Sky… T’vi nesër ti jap të tjerat”, Artur Shkoza dhe Orges Molla negocionin për kokainën në Bari! Shpërndarja në ofiçina dhe shtëpia të braktisura

Dosja/ “Nuk po na puno Sky… T’vi nesër ti jap të tjerat”, Artur Shkoza dhe Orges Molla negocionin për kokainën në Bari! Shpërndarja në ofiçina dhe shtëpia të braktisura

May 23, 2025
Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

May 23, 2025
“Dalin gazetat sot! Vdekshin ishalla mot***…/ Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat e Orges Mollës në SKY ECC për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali!

“Dalin gazetat sot! Vdekshin ishalla mot***…/ Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat e Orges Mollës në SKY ECC për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali!

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

May 23, 2025
Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al