Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shteti nuk dorëzohet”! Momenti i arrestimit të bosit italian: I vetëm mbusha një varrezë

Editor by Editor
January 16, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
“Shteti nuk dorëzohet”! Momenti i arrestimit të bosit italian: I vetëm mbusha një varrezë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një fitore e madhe për shtetin që tregon se nuk dorëzohet përballë mafies”. Kështu e komenton kryeministrja Giorgia Meloni lajmin për arrestimin e Matteo Messina Denaro, i cili ishte në arrati për plot 30 vjet.

Denaro u arrestua nga karabinierët në një klinikë private në Palermo, pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido, shkruajnë mediat italiane.

Bosi i bosëve është akuzuar edhe për përfshirjen në vrasjen e një gruaje shtatzënë, mbytjen dhe zhdukjen me acid të një fëmije. Në total, mbi të rëndojnë akuzat për 50 vrasje. Sipas raportimeve në Itali, dikur është mburrur para të tjerëve: “Kam mbushur i vetëm një varrezë”.

Si djali i një bosi mafioz me ndikim në Costa Nostra, Francesco Messina Denaro-s, mësoi të përdorte pistoletën në moshën 14-vjeçare, ndërsa vrasjen e parë e kreu kur ishte 18 vjeç. I veshur shpesh me “Armani”, një prej viktimave të para të tij ka qenë pronari i një hoteli, i cili kundërshtonte marrëdhënien e tij me recepsionisten.

Në vitin 1993, pasi ekzekutoi bosin kundërshtar Vincenzo Milazzo, ai mbyti me duar të dashurën e tij shtatzënë. Gjithashtu, autoritetet italiane besojnë se ka qenë i përfshirë në grabitjen dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Giuseppe di Matteo, të cilin e mbajti peng për dy vite, në përpjekje për të ndaluar babain e tij që të dëshmonte në gjyq kundër mafias.

Kur shteti italian nisi të godiste organizatën e tij në fillim të viteve 1990, Denaro u shndërrua në një “ushtar” të devotshëm në luftën kundër autoriteteve. Ai besohet se ka luajtur rol edhe në vrasjen e prokurorit Giovani Falcone, pasi ishte njeriu që monitoronte lëvizjet e tij, para se makina e tij të hidhej në erë në vitin 1992. Bashkë me vrasësin brutal Giovanni Brusca, ai besohet të ketë ndihmuar në atentate me bombë në Firence, Milano dhe Romë, ku dhjetëra vetë mbetën të vrarë.

Edhe pse në arrati, Denaro ruajti autoritetin brenda mafias dhe pas arrestimeve të pasuesve të Toto Riina-s, Leoluca Bagarella dhe Bernardo Provenzano, mori drejtimin e Cosa Nostra. Kur Provenzano ishte ende i lirë, e mori në patronazh Denaro-n dhe e quante nip.

Duke kopjuar në një farë mënyrë Pablo Escobar-in, Denaro shihet në Sicili si një hero i popullit. “Në qytet dëgjon vetëm se mafia të gjen punë dhe shteti ta merr”, tha për “The Guardian” Francesco Garofalo, pjesëtar i grupit anti-mafia “Libera”. “Ka njerëz këtu që e duan ta bëjnë Kryebashkiak”.

Megjithatë, ai çimentoi vendin e tij në “fronin” e mafias vetëm në vitin 2017, pasi kishin vdekur Bernardo Provenzano dhe Toto Riina. Policia italiane kishte ngritur një strukturë të posaçme për kapjen e tij, të quajtur “Catturandi”.

Në vitin 2017, një grup prej 200 policësh nisi të kontrollonte imtësisht shpellat dhe bunkerët rreth qytezës Castelvetrano, vendlindjes së tij pranë Trapanit, pasi mendohej se ai qëndronte i fshehur pikërisht aty.

Sipas BBC, pasuria e tij ka arritur në mbi 3,5 miliardë dollarë. Edhe pse Cosa Nostra ka humbur ndikimin që ka pasur në shoqërinë siciliane deri 20 vite më parë, prania e mafias në ishull dhe gjithë Italinë ndihet ende.

 

Previous Post

VIDEO/ “Do t’i themi që i ke bërë ti”/ Bjordi mëson Luizin si t’i fitojë zemrën Kiarës

Next Post

Prezantohet matrapazi politik Agron Çela! Rama “fshikullon” Xhaçkën dhe deputetët socialistë

Next Post
Prezantohet matrapazi politik Agron Çela! Rama “fshikullon” Xhaçkën dhe deputetët socialistë

Prezantohet matrapazi politik Agron Çela! Rama “fshikullon” Xhaçkën dhe deputetët socialistë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al