Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Lekët o të thera”, e moshuara nga Maliqi si i vodhën 10 mijë euro: Më dhunoi

Editor by Editor
January 5, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Lekët o të thera”, e moshuara nga Maliqi si i vodhën 10 mijë euro: Më dhunoi
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 29 dhjetor në fshatin Pirg të Maliqit, ku një person i paidentifikuar, ka hyrë në banesën e një të moshuare dhe i ka grabitur me dhunë një shumë prej 10 mijë eurosh.

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë nga ngjarja, policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

E moshuara Luljeta Hoxha, që prej 29-dhjetorit ndodhet e shtruar në spital. Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku sipas saj, një person i maskuar hyri në banesë rreth orës 22:00, dhe me një thikë e ka kërcënuar të moshuarën dhe i ka kërkuar paratë.

Sipas dëshmisë së saj, i riu e ka lidhur me litarë dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër shtëpi duke i kërkuar paratë. Më pas, tregon ajo, i riu i ka gjetur paratë dhe i mori duke u larguar.

Luljeta Hoxha: Në 21:40 unë shkova në banjë dhe rashë të flija. Sa rashë në këtë pozicion (tregon kur shtrihet) pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur, i maskuar, me kapuç e maskë, vetëm një pashë.

Më mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lekë. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë. Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën.

Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar, i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë. Më mori 10 mijë euro.

Bam këtu, bam këtu (tregon vendet ku e ka goditur), më lidhi duart më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava më thoshte, nuk kam lekë mor bir, prap unë u mundova të rezistoja pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më çoi nga dhoma tjetër. I thosha gjithë kohës nuk kam lekë, pastaj fillova të shkumëzoja, mu pre takati, humba ndjenjat. Unë nuk i thashë më për lekët, por i gjeti vetë.

Ndër të tjera, Luljeta Hoxha thotë se nuk ka dyshime tek asnjë person, ndërsa ka frikë të kthehet në banesë.

Luljeta Hoxha: Kam shitur 2 toka një në 2001 një në 2012. Një e kam shitur 13 milion një e kam shitur 4 milionë e 250mijë lekë të vjetra. Unë jetoj vetëm, burri ka 2 vite që më ka vdekur. Pasi u zgjova zgjidha veten pasi isha e lidhur, më kishte vendosur shaminë në gojë. Pastaj siç isha shkova lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf më hodhën në barrelë dhe më sollën këtu.

Policia më mori në pyetje. Unë nk dyshoj te asnjë, nuk ja vë gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë. U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri rreth 30-35 vjeç, nuk e dallova dot, thëriste lekët dhe nxori një thikë dhe litarin që më lidhi.

O lekët o të thera më thoshte mua. Jetoj vetëm me pension, mbledh ndonjë lekë dhe le mënjanë vetëm këto nuk i gjetën dot, nuk kishin kërkuar aq. Kishin hapur divanët, se unë aty i mbaj, kishin bërë rrëmujë.

Kam shumë frikë të kthehem në shtëpi, shumë, po them mos marr ndonjë urdhër mbrojtje nga polici i zonës.

Nuk kam besim se do gjendet këtë pyetje ma ka bërë dhe policia. Burri më ka vdekur, fëmijë nuk kam, mbesat kujdesen për mua hyjnë dalin, mblodha dy lekë, i hoqa mënjanë, i hoqa për të tjerët… Më dhembin brinjët, nuk më kanë thënë akoma kur do dal, jam shumë e rënduar më është mpiksur gjaku, kam bërë skaner, grafi, skopi.

Më herët këtë të enjte, edhe ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në rrjetin e tij social Facebook, një denoncim të një qytetari i cili tregonte ngjarjen në fjalë. Sipas denoncimit, autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me ngjarjen./Shqiptarja

Previous Post

NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

Next Post

“Nëse tolerancën e marrin për frikë, bjeruni…ouuu bravo”/ Zbulohet biseda Rama-Berisha-Hajdari, më 4 janar 1991

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Lajmi Fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Jordan Henderson, mesfushori anglez me përvojë, hapi serinë e golave në ndeshjen kundër Leeds, duke nderuar kujtimin e mikut të...

Read moreDetails
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

December 14, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al