Monday, April 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Editor by Editor
January 4, 2023
in AKTUALITET, Rajoni, Vendi
0
Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviçit nuk ka arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Miograd Llekiç.

Pas një takimi me përfaqësuesit e shumicës parlamentare më 4 janar, Llekiç njoftoi se nuk do të ketë ekzekutiv të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiç pas takimit, ku pritej të vendosej për Qeverinë e re dhe datën e seancës plenare për zgjedhjen e ekzekutivit.

Paraprakisht, ai kishte njoftuar se Qeveria e re do të formohej më 20 janar.

Më 29 dhjetor, shumica parlamentare i dha Miograd Llekiçit mandatin që të formojë Qeverinë e re, bazuar në ndryshimet kundërthënëse në Ligjin për presidentin.

Sipas këtij ligji, shumica parlamentare tentoi që të merrte kompetencat e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, sepse ai refuzoi që të mandatonte Llekiçin për formimin e ekzekutivit të ri.

Partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të formojë Qeverinë e re bazuar në Ligjin për presidentin, duke paralajmëruar se një ekzekutiv i tillë do të kishte legjitimitet të kontestueshëm.

Pavarësisht kësaj, Miograd Llekiç, insistoi në formimin e Qeverisë.

Një prej liderëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, tha pas takimit të 4 janarit se partitë që janë pjesë e Qeverisë aktuale teknike të Dritan Abazoviçit, nuk kanë paraqitur nënshkrimet për seancën e paraparë plenare, ku do të zgjidhej Qeveria dhe kreu i ri i Parlamentit.

“Ne nuk patëm sukses në atë që nisëm më 1 shtator [pas zgjedhjeve të vitit 2020]. Më vjen keq të them se ne kemi investuar shuamë energji në arritjen e një marrëveshjeje”, tha Mandiç.

Ai tha se kryetarja e Parlamentit të Danjiela Gjuroviç, dhe presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviç, duhet të pajtohen për të thirrur zgjedhje të reja presidenciale dhe parlamentare.

Mandati i Gjukanoviçit mbaron në pranverën e këtij viti.

Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e presidentit Gjukanoviç për të shpërndarë Parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të reja, me qëllim që të formohej ekzekutivi i ri.

Qeveria e Dritan Abazoviçit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament. Mocioni u nxit pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Qeveria kontrollohet nga partia e Abazoviçit dhe Vlladimir Jokoviçit, i cili ka vetëm nëntë deputetë në Parlament. Në ekzekutiv po ashtu janë edhe disa parti të minoriteteve.

Shumica parlamentare përbëhet nga partitë që fituan në zgjedhjet e vitit 2020, që mposhtën partinë e Gjukanoviçit, duke e dërguar në opozitë pas tri dekadash. Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiçit punoi për 14 muaj, dhe më pas drejtimin e ekzekutivit e mori Abazoviç, që qeverisi për mbi tre muaj para se të ngrihej mocioni i mosbesimit në Parlament.

Previous Post

Dajak, vrap dhe plumba! Dosja: Si e ndoqi “Kobra” kuksianin deri te parkingu

Next Post

Nafta bie në 78 dollarë për fuçi, i afrohet çmimit të para luftës

Next Post
Nafta bie në 78 dollarë për fuçi, i afrohet çmimit të para luftës

Nafta bie në 78 dollarë për fuçi, i afrohet çmimit të para luftës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Oficeri më goditi, më kërcënuan se i denoncova te Fiksi, rrëfimi i Mirash Gjikolajt për tritolin nën makinë

Oficeri më goditi, më kërcënuan se i denoncova te Fiksi, rrëfimi i Mirash Gjikolajt për tritolin nën makinë

April 20, 2026
Satira e Gjekmarkajt: Kronika pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

Satira e Gjekmarkajt: Kronika pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

April 20, 2026
Formula 1/FIA paralajmëron ndryshime nga gara e Miamit për parakalime më të sigurta

Formula 1/FIA paralajmëron ndryshime nga gara e Miamit për parakalime më të sigurta

April 20, 2026
Nëntë të vdekur, dhjetra plagosur në dy shkolla në Turqi — Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët

Lajmi Fundit

Oficeri më goditi, më kërcënuan se i denoncova te Fiksi, rrëfimi i Mirash Gjikolajt për tritolin nën makinë

by timoni.al
April 20, 2026
0

Fiks Fare vijoi denoncimet për veprimet e institucioneve ligjzbatuese në Sarandë, të cilat sipas emisionit ende nuk kanë zbardhur ngjarjen...

Read moreDetails
Satira e Gjekmarkajt: Kronika pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

Satira e Gjekmarkajt: Kronika pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

April 20, 2026
Formula 1/FIA paralajmëron ndryshime nga gara e Miamit për parakalime më të sigurta

Formula 1/FIA paralajmëron ndryshime nga gara e Miamit për parakalime më të sigurta

April 20, 2026
Nëntë të vdekur, dhjetra plagosur në dy shkolla në Turqi — Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët

Nëntë të vdekur, dhjetra plagosur në dy shkolla në Turqi — Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët

April 20, 2026
Të shtëna pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, 2 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, 2 viktima dhe disa të plagosur

April 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Oficeri më goditi, më kërcënuan se i denoncova te Fiksi, rrëfimi i Mirash Gjikolajt për tritolin nën makinë

Oficeri më goditi, më kërcënuan se i denoncova te Fiksi, rrëfimi i Mirash Gjikolajt për tritolin nën makinë

April 20, 2026
Satira e Gjekmarkajt: Kronika pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

Satira e Gjekmarkajt: Kronika pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

April 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al